Siguria në plazhe, Lasku në Report Tv: Bashkitë dhe bizneset shkelin ligjin, duhen 3500 vrojtues

Ende pa filluar zyrtarisht sezoni turistik sot u shënua viktima e parë në Gjirin e Lalzit, ku u mbyt një i ri, teksa po lahej në det. Në këtë zonë të vijës bregdetare kulla ekziston, por vrojtues ende nuk ka, pasi ai punësohet në momentin kur sezoni fillon zyrtarisht. Për të folur për sigurinë në plazhe  i ftuar në studion e Report Tv ishte Gent Lasku, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Vrojtuesve të Plazhit. Ai u shpreh se bashkitë janë shumë neglizhente, ndërsa theksoi dy prej tyre atë të Durrësit dhe Kavajës që sipas tij janë më indiferentet. Sekretari i Përgjithshëm deklaroi se në të gjithë vijën bregdetare janë 3500 biznese, por të certifikuar janë vetëm 72 vrojtues dhe pjesa tjetër nuk kanë, ndërsa bizneset nuk i përgjigjen thirrjes.

Shkak i kësaj situate është mos implementimi i  ligjit për sigurinë në stacionet e plazhit. Duhet të ketë kontroll nga njësitë vendore, që nuk marrin në punë një vrojtues plazhi. Kulla e vendosur në 250 metra nuk shkon të shpëtoj njeri në det. Vrojtuesit e plazhit për ironi të fatit, bashkitë në Durrës dhe Kavajë që kanë vijën më të madhe bregdetare janë më indiferentet. Ne zhvillojmë cdo vit fushata, ku vlerësojmë rolin e vrojtuesit dhe detyrimin e tij dhe është e çuditshme, që të gjithë përgjigjen që kemi marrë, është që thonë ‘e kemi zgjidhur atë pjesë’. Paguajnë njerëz për shezlonet, por jo një që të ruajnë njerëzit. Kjo është një e metë për turizmin shqiptar. Agjencia Kombëtare e Bregdetit duhet të shikojë kontratat. Bashkia e Durrësit dhe Kavajës ku ndodhen shumë stacione plazhi janë bashkitë më neglizhentet e mundshme.  Pagesa për vrojtuesit e plazhit kanë rroga mëse të kënaqshme nga 350-500 mijë lekë të vjetra në muaj. Ne kemi certifikuar 72 vrojtues, por në vijën bregdetare operojnë 3500 biznese, do të duhen 3500 vrojtues, boshllëku është shumë i madh me kërkesën që ka tregu. Vlora është një nga zonat më të rrezikshme, duhet të ketë vrojtues, vjet u mbytën 6 persona.

Gent Lasku

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës