Në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen dhe për Sigurinë Rrugore, Autoritetit Rrugor Shqiptar, me mbështetjen e Bankës Botërore, ka nisur punën për të eliminuar pikat e rrezikshme në aksin rrugor të Qafë Thanës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shoqëruar nga drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, inspektuan punimet, në njërën prej këtyre pikave, e cila për shkak të rrëshqitjeve të skarpatit ishte kthyer në një rrezik për përdoruesit e rrugës.
“Fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar është plotësisht tek Strategjia e Sigurisë Rrugore. Ky është një aks i rrahur me problematikë të shtuar tek i cili ne sot po ndërhyjmë, por ashtu siç e kemi thënë dhe në inspektimet e mëparshme fokusi ynë është në sigurinë rrugore dhe ne nuk do të rreshtim pa zgjidhur të gjithë problematikën që sot hasim në akset rrugore”, u shpreh ministrja Balluku.
Ndërkohë, drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato bëri të ditur se investimi në fjalë parashikon ndërhyrjen për mbrojtjen dhe përforcimin e skarpatës me mure mbajtëse, të lartësisë nga 3 deri në 5 metra, për një gjatësi gati 82 metra linear.
“Është vlerësuar nga ana e konsulentëve se duhet të ndërhyhet në mënyrë që të bëhet një investim për mbrojtjen dhe përforcimin e kësaj skarpate me mure mbajtëse, të lartësisë nga 3 deri në 5 metra për një gjatësi gati 82 metra linear. Është një investim i cili do të sigurojë këtë aks shumë të rëndësishëm kombëtar për qarkullimin e mjeteve të zakonshme dhe të mjeteve të rënda sigurinë rrugore për të gjithë drejtuesit por sigurisht edhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në këtë segment”, tha Qato.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.6%
-
Frikë se humbin
43%
-
Arsye të tjera
7.4%
Vota total: 1035
Lajme të tjera
-
Harrohet kriza energjetike, ndriçuesit e rrugës në Milot ndezur edhe ditën (VIDEO)
23 Mars, 12:39
-
Ura e Bardhajve në Shkodër rrezikon shembjen, 4 mijë banorë drejt izolimit! Administratori: Të ndërhyjë ARRSH dhe Bordi i Kullimit
22 Mars, 17:10
-
4 ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën tre të rinjtë, përfundon montimi i trarëve të mbikalimit të Shkozës
13 Mars, 16:05
-
Urat e vjetra të Shqipërisë kërkojnë ndërhyrje, me ndihmën e Bankës Botërore synohet rikonstruksion në 30 objekte
6 Mars, 20:55
-
FOTO/ Punimet për mbikalimin e Shkozës, ARRSH njofton devijimin e trafikut! Ja si do të qarkullojnë mjetet nga data 6-12 mars
4 Mars, 11:40
-
Fier/ Ura e Gjanicës prej 4 vitesh me parmakë të thyer! Banorët: ARRSH ta riparojë, është e rrezikshme
12 Shkurt, 09:28
-
Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan, Gjiknuri dëshmon në SPAK: Janë bërë abuzime, nisi me një vlerë 240 mln euro e përfundoi me 400 mln euro
10 Shkurt, 09:35
-
Banorët kërkuan nënkalim ose mbikalim pas vdekjes së 20-vjeçarit në unazën e Elbasanit, ARRSH mjaftohet vetëm me vendosjen e '2 policëve të shtrirë'
9 Shkurt, 10:15
-
Qafë Thanë, pas 5 orësh normalizohet lëvizja në doganë! Probleme me sistemin TIMS, udhëtarët qendruan në radhë
4 Shkurt, 10:02
-
24 vjeçari humbi jetën në aksident mbrëmjen e ndërrimit të viteve, pas një muaji nis vendosja e mbrojtëseve anësore në rrugën Bulqizë-Maqellarë
3 Shkurt, 12:51
-
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët
31 Janar, 10:31
-
Rënia e orteqeve në aksin Bogë-Theth, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë dhe përdorni zinxhirë
20 Janar, 09:34