Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon.

Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e fermerëve të anketuar pohuan se kanë përdorur shërbimet e testimit të qumështit gjatë vitit 2020, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, 16.7%. Të dhëna për Serbinë dhe Malin e Zi, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se 19.9% e fermerëve serbë dhe 42.1% e fermerëve malazezë bënë testimin e qumështit në vitin 2021.

Studimi evidenton se cilësia e qumështit cenohet pasi fermerët përziejnë mjeljet e mëngjesit dhe pasdites dhe kjo është e dëmshme sidomos kur qumështi nuk është ruajtur në mënyrë të papërshtatshme.

Më shumë se 40% të fermave të të imtave në Serbi dhe në Malin e Zi përziejnë qumështin e mëngjesit dhe të pasdites, ndërsa edhe 25% e fermerëve në Bosnjë dhe Shqipëri e bëjnë këtë përzierje.

Pothuajse në të gjithë rajonin, shumica e të imtave milen me dorë. Kjo mënyrë siguron kushte higjienike të kufizuara dhe komprometon standardet e sigurisë së qumështit.

Gjithashtu prania e ujit në zonën e mjeljes është një element i rëndësishëm për të siguruar minimumin e kushteve higjienike, por 75% e fermerëve të të imtave pohojnë se jo gjithmonë kanë ujë të pijshmën në vendet e mjeljes.

Fermat e të imtave në përgjithësi nuk zbatojnë praktika të menaxhimit të fermës, të tilla si pasja e një regjistri të kafshëve, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve, mbajtja e shënimeve, kostot dhe të ardhurat, dhe nuk përdorin shërbimeve këshillimore.

Nëse zbatohen këto praktika, fermat e të imtave me shumë gjasë mund të rrisin performancën e tyre në mënyrë që të blejnë mjelëse elektrike.

Disa fermerë thanë se mungesa e aksesit në energji elektrike në stallat apo stane e bën të pamundur përdorimin e makinave mjelëse. Të tjerët thanë se nuk kishin mundësi të blinin një të tillë.

Fermerët e vegjël shqiptarë të të imtave fokusohen kryesisht në prodhimin e qumështit, ndërsa homologët e tyre në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë priren drejt prodhimit të mishit.

Sektori i deleve dhe dhive përballet me disa sfida, duke përfshirë mungesën e fuqisë punëtore, çmimet e ulëta dhe fonde të pamjaftueshme për investime.

Për sa u përket preferencave të politikave, fermerët e deleve dhe dhive vlerësojnë masat mbështetëse të drejtpërdrejta, të tilla si pagesat për kokë për mjeljen e ripërtypësve të vegjël./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës