Ministria e Financave ka shpërndarë për konsultim mes disa institucioneve projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet. Por ndryshe nga sa u deklarua nga ministri Petrit Malaj më 26 janar që nuk është parashikuar sigurim edhe për përmbytjet, në draftin që qarkullon është futur si element edhe sigurimi nga përmbytjet.

Në nenin 2 të projektligjit “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet”, thuhet se qëllimi i këtij ligji është mbulimi humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari, për shkak të dëmeve të ndodhura në banesën e siguruar, të shkaktuara nga tërmetet dhe përmbytjet.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti përmes 'Fondit Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet'. Ky fond do të funksionojë si një shoqëri aksionere, ku pronar do të jetë shteti.

“Kontrata mes të siguruarit dhe siguruesit që është Fondi, në bazë të së cilës siguruesi detyrohet të paguajë dëmshpërblimin tërësor apo pjesor, sipas kushteve dhe kufijve të parashikuar në këtë ligj, aktet rregullatore në zbatim të tij dhe në kontratë”, thuhet në germën N të nenit 4 të këtij drafti.

Kurse në nenin 8 të projektligjit thuhet se primi i sigurimit si për tërmetet dhe për përmbytjet do të caktohet në bazë risku dhe nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë.

2- Metodologjia e përcaktimit të primit për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit përgjegjës për financat, pas marrjes së mendimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

3- Metodologjia e përcaktimit të primit për sigurimin e detyrueshëm të banesave zonat termat klasifiki përmbytjet, zonat, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, llogaritet metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga përmbytjet të zhvilluar Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim ministrit përgjegjës për financat, pas marrjes së mendimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Më tej në nenin 11 është parashikuar vlerësimi i dëmeve, ku sqarohet se fondi ka të drejtë të kontraktojë ekspertë të licencuar për vlerësimin e dëmeve nga tërmetet ose përmbytjet, sipas rregullores dhe metodologjisë së miratuar mbuluar edhe kostot përkatëse.

Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet/përmbytjet do ta kenë të gjithë qytetarët që kanë një banesë në pronës, subjektet e banesave sociale me  qira, banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre.

Edhe nëse ky projektligj miratohet siç është aktualisht që po diskutohet me institucionet, përsëri nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2028. Në nenin e fundit të tij thuhet se hyn në fuqi 12 muaj pas publikimit në Fletoren Zyrtare, dhe po 1 vit do të ketë në dispozicion Këshilli i Ministrave për të bërë aktet nënligjore.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë