Rreth 10% e punonjësve në miniera punojnë në informalitet. Por kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi në vendin tonë mungojnë statistikat zyrtare. Përfaqësuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, thanë se janë kryer inspektime, por mungon një dokumentacion për numrin e saktë të minatorëve që punojnë në të zezë. Këto të dhëna janë paraqitur në Komisionin Parlamentar për Punën, ku nuk kanë munguar edhe deklaratat nga deputetët e mazhorancës për kushtet e vështira në të cilat punojnë minatorët dhe pagën e ulët që përfitojnë. Deputetet e mazhorancës janë shprehur pro ngritjes së pavijonit që duhet të trajtojë sëmundjet profesionale.