Simoni: Më shumë burg për drogat e
forta, lehtësim dënimit për hashashin
Kreu i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni propozon që në ndryshimet ligjore për drogën të ketë diferencim në dhënien e dënimeve, jo vetëm sipas sasirave të kapura, por edhe sipas llojit të rrezikshmërisë së tyre.
Kreu i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni propozon që në ndryshimet ligjore për drogën të ketë diferencim në dhënien e dënimeve, jo vetëm sipas sasirave të kapura, por edhe sipas llojit të rrezikshmërisë së tyre.
Kryegjyqtari Simoni këmbëngul se politika penale duhet të ashpërsohet, veçanërisht ndaj trafikantëve dhe sidomos ndaj atyre që arrestohen duke trafikuar drogat e forta, kokainë e heroinë.
“Lënda narkotike cannabis sattiva të ndëshkohet me masa të ndryshme dënimi nga ajo e drogave të forta, siç janë kokaina dhe heroina.
Në këndvështrimin penal juridik nuk konsiderohet liberalizim. Konsiderohet përputhshmëri në raport me rrezikshmërinë e veprimit juridik dhe masës që marrin autorët e këtyre veprave penale, duke ndarë llojin, sasinë, lëndën”, thotë Simoni.
Për kanabisin, Simoni propozon gjithashtu që dënimet të jenë të diferencuara, edhe sipas rolit të secilit në një grup kriminal, një linjë e afërt me atë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Masat e dënimit duhet të jenë të atilla, që t’i japin mundësi edhe gjykatës të individualizojë rolin dhe veprimin e secilit nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, pasi jo gjithmonë politikat e ashpra penale janë elementë të parandalimit të kriminalitetit”, vijon Simoni.
Nga janari deri në tetor kanë dalë për masa sigurimi për çështje droge 249 persona, që të gjithë të dyshuar si të implikuar në trafik droge të llojit kanabis, të ngelur në tentativë. Por nëse aplikohet ky legjislacion i diferencuar, shumë prej tyre mund të gjykoheshin për vepra më të lehta penale, që lidhen me drogën, e veçanërisht kanabisin. / Top Channel
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura
12 Janar, 14:35
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur (VIDEO)
12 Janar, 14:24
-
Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit
12 Janar, 14:01
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri
12 Janar, 13:49
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra
12 Janar, 13:41
-
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
12 Janar, 13:41
-
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren
12 Janar, 13:35
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13
-
Tritol hotelit në Theth, pamjet e aksionit të policisë në mes të borës për arrestimin e autorit
12 Janar, 13:08
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)
12 Janar, 12:57
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48