Sinan Idrizi ironizon Armand Dukën: Jetë të gjatë mbretit tonë!

Sinan Idrizi ironizon Armand Dukën: Jetë të gjatë mbretit tonë!

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, që u dënua me 18 muaj nga Komisioni i Disiplinës, nuk e kursen ironinë tallëse për FSHF-në dhe zyrtarët përkatës të saj në një intervistë për TVSH…

Ndeshjet e Flamurtarit nuk do t’i ndjek në transfertë, por sa të jenë ato në shtëpi, do t’i ndjek të gjitha. Nuk do të marr një vinç për t’i ndjekur në stadium, por kemi mënyra të tjera dhe do t’i shoh, të jeni të sigurt për këtë gjë.

Një lajm i mirë për sportdashësit vlonjatë është që javën e kaluar kemi bërë pagesën e parë për masterplanin e ‘Vlora Sport’.

Tani do të fillojmë investimin tonë të sportit, nuk do të merremi me këta që lehin dhe dënojnë. Na mungon stafi për ndeshjet e radhës? Këto janë histori të thjeshta për t’u gjetur, ne gjejmë stadium, edhe staf.

Nuk ka probleme Vlora për këto gjëra. Për shembull, për staf mund të marrim atë të fëmijëve 12-vjeçarë për këtë ndeshje. Do ta gjejmë një zgjidhje.

Disiplina nuk ka marrë pamjet filmike, ka marrë fjalët e shenjtorëve. Më vjen keq për një plak me thinja të bardha, i cili në vend që të gëzojë pensionin me fëmijët e tij, një zotëri, që mos gabohem quhet Kastrati, të cilin e kam respektuar për hatër të moshës, të flasë gjëra që nuk i kanë hije.

Nëse do të vijë të vërtetojë që një nga pjesëtarët e stafit të tij, të Federatës Shqiptare të Futbollit është një kumarxhi, që ka probleme me bankat, me bastet e Vlorës, të vijë ta vërtetojë në Vlorë. Të marrë informacion edhe në komisariat. Ne do të vazhdojmë punën tonë me ndershmëri, këto le të dënojnë.

Është njëlloj si të të fyejnë në Amsterdam, në një rrugicë të bukur me drita të kuqe. Eshtë njëlloj sikur të të fyejnë e të të dënojnë ata. Unë vazhdoj investimin tim. 

E vërteta nuk është ajo që them unë, por e të gjithë palëve, ke edhe tifozërinë, ke edhe policinë. Nuk kemi shenjtor vetëm Pregjën.

Këta janë një grup burracakësh, nuk kanë lidhej me asnjë gjë. E përsëris, këta janë një grup burracakësh, që kanë mënyrën e tyre të jetesës në këtë lloj sistemi. Por, të jeni të sigurtë që këta nuk më ndalin dot në projektin tim. Unë lus Zotin që Duka ta ketë jetën sa më të gjatë, që të jetojë sa më gjatë në krye të FSHF-së.

Ditën kur të filloj projektin ‘Vlora Sport’ dua ta kem atje, me këmbë dhe me dorë, edhe me jetë të gjatë. E përsëris, jetë të gjatë mbretit tonë. Por, të jeni të sigurtë që dhunë në Vlorë nuk ka patur.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 09/05/2018 13:19

    Duka eshte Putini i FSHF-se

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja