Të shumta janë kërkesat dhe nevojat e personave me sindromën doën referuar vështirësive të mëdha që ata hasin në përditshmëri. Në aktivitetin e organizuar në kuadër të ditës botërore të sindromës down është kërkuar që për këtë kategori të ketë mësues ose shoqërues të veçantë.
Një mësuese ose edukatore e veçantë për fëmijët me sindromën down ka qenë kërkesa që Down Sindrome Albania i ka adresuar kryebashkiakut Veliaj por edhe organeve të tjera kopetente.

21 marsi shënon përvjetorin e 11 të Ditës Botërore të sindromës Down, e në aktivitetin e organizuar nga qendra e sindromës Down në kryeqytet, drejtoresha Emanuela Zaimi listoi problematikat më të cilat përballen.
Për kryebashkiakun Erion Veliaj, tashmë ka ikur koha e konferencave dhe seminareve e njësitë vendore nuk duhet të shpenzojnë më për to por vetëm për ofrimin e shërbimeve konkrete.

Foto të tjera..
"Duke filluar nga viti tjetër një mbështetje institucionale për organizata që ofrojnë shërbime sepse ato të tjerët që shkruajnë raporte ndoshta janë më të mirë për të marë financime nga donatorët e huaj po të paktën ne si bashki të fokusohemi tek ata që fokusojnë shërbime. Mund të flasim dhe me ish kolegët e ministrisë edhe për cështjen e kujdestarisë edhe për detaje të tjera që duhet të përfshihen nëse do ta bëjmë të plotë këtë paketë," tha Veliaj.
Në fund të aktivitetit kryebashkiakut iu dhurua një pikturë me foton e një prej fëmijëve të qendrës si simbol i kësaj dite. Sindroma doën sipas ekspertëve po prek gjithmonë e më shumë fëmijë e nevojat e tyre vijnë në rritje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Një mësuese ose edukatore e veçantë për fëmijët me sindromën down ka qenë kërkesa që Down Sindrome Albania i ka adresuar kryebashkiakut Veliaj por edhe organeve të tjera kopetente.

21 marsi shënon përvjetorin e 11 të Ditës Botërore të sindromës Down, e në aktivitetin e organizuar nga qendra e sindromës Down në kryeqytet, drejtoresha Emanuela Zaimi listoi problematikat më të cilat përballen.
Për kryebashkiakun Erion Veliaj, tashmë ka ikur koha e konferencave dhe seminareve e njësitë vendore nuk duhet të shpenzojnë më për to por vetëm për ofrimin e shërbimeve konkrete.

Foto të tjera.."Duke filluar nga viti tjetër një mbështetje institucionale për organizata që ofrojnë shërbime sepse ato të tjerët që shkruajnë raporte ndoshta janë më të mirë për të marë financime nga donatorët e huaj po të paktën ne si bashki të fokusohemi tek ata që fokusojnë shërbime. Mund të flasim dhe me ish kolegët e ministrisë edhe për cështjen e kujdestarisë edhe për detaje të tjera që duhet të përfshihen nëse do ta bëjmë të plotë këtë paketë," tha Veliaj.

VIDEO