BEJRUT - Fronti Al Nosra, degëzimi sirian i Al Kaedës, kërcënoi dje me reprezalje në të gjithë botën vendet e kolaicionit të drejtuara nga Uashingtoni që zhvillojnë sulme ajrore kundër xhihadistëve në Sirir.
"Këto shtete kanë kryer një veprim të tëmerrshëm që do t'i vendosë në listën e shënjestrave të forcave xhihadiste në të gjithë botën", paralajmëroi Abou Firas al Souri, zëdhënës i Al Nosra në një video të shpërndarë në internet.
Videoja që zgjat pak më shumë se nëntë minuta titullohet "Koment mbi bombardimet mes pozicioneve të Frontit Al Nosra dhe shtëpive të myslimanëve në Sirir".
Sipas Abou Firas al Souri, këto sulme zhvillohen nga "boshti i së keqes. Të drejtuar nga vendi i 'cowboys'-ave".
Koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja dhe aleatët e saj arab kryejnë që prej 23 shtatorit sulme ajrore në Sirir kundër pozicioneve të organizatës ekstremiste Shteti Islamik (ISIS) por kanë shënjestruar gjithashtu edhe Frontin Al Nosra, grup xhihadist i cilësuar si organizatë terroriste nga Uashingtoni. Sipas një OJQ-je, Al Nosra ka humbur 57 luftëtarë gjatë këtyre sulmeve./ATSH/
/Shqiptarja.com