SIRI - Një fëmijë i vogël i cili mbeti i varrosur i gjallë pas sulmeve ajrore në qytetin e Aleppo të Sirisë është shpëtuar nga disa burra të cilët gërrmuan tokën me duar.
Video është xhiruar nga rebelët sirianë dhe mund të shihet momenti kur fillimisht burrat arrijnë të nxjerrin nga gërmadhat krahun e vogëlushit. Pak më më vonë, ata arrijnë të nxjerrin dhe kokën e fëmijës i cili duket i trembur dhe mban sytë mbyllur nga pluhuri.
Rebelët e cilësuan një mrekulli të vërtetë se si fëmija arriti të shpëtojë pa dëmtime serioze nga rrënojat që i rranë përsipër.
Ndërkohë qeveria siriane dhe delegatë të opozitës janë duke biseduar në Zvicër për të vendosur lidhur me zgjedhjen e një qeverie të përkohshme, pa presidentin actual, Bashar al-Assad në krye.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com