SIRI – Më shumë se 215 000 të vdekur në katër vite konflikt
BEJRUT, 15 mars /ATSH-AFP/ – Lufta në Siri ka shkaktuar më shumë se 215 000 të vdekur që prej fillimit të revoltës kundër regjimit të Bachar al-Assad më 15 mars 2011, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). ”Më shumë se pesë mijë persona kanë humbur jetën nga dhuna që prej fillimit […]
Lufta në Siri ka shkaktuar më shumë se 215 000 të vdekur që prej fillimit të revoltës kundër regjimit të Bachar al-Assad më 15 mars 2011, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Më shumë se pesë mijë persona kanë humbur jetën nga dhuna që prej fillimit të muajit shkurt', sipas OJQ-së.
"Ne kemi numëruar 215 518 të vdekur në katër vite luftë, 66 109 prej të cilëve civilë", konfirmoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së, organizatë që ka një rrjet të gjerë burimesh në Siri.
Mes viktimave civile, 10 808 janë fëmijë.
Në radhët e rebelëve sirianë, 39 227 kanë humbur jetën në luftë, një bilanc që përfshin gjithashtu edhe luftëtarët kurdë sirianë.
"Mes luftëtarëve anti-regjimit të vdekur, 38 325 janë rebelë sirianë dhe 24 989 janë xhihadistë", sipas bilancit të OSDH-së.
Në radhët e forcave të pro-regjimit, OJQ-ja numëron 46 138 ushtarë të vdekur, 30 662 milicë të Forcave të Mbrojtjes Kombëtare, 647 anëtarë të Hezbollahut shiit libanez dhe 2 727 milicë shiitë të ardhur nga vende të tjera. Përveç të tjerave ka 3 147 trupa të paidentifikuar.
"Bilanci është më i lartë se 215 000 të vdekurit e numëruar për shkak të numrit të madh të të zhdukurve", deklaroi Rami Abdel Rahmane.
"Ka më shumë se 215 000 të vdekur ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar po qëndron në heshtje dhe asnjë krim nuk po dënohet nga gjykata ndërkombëtare", nënvizoi Abdel Rahmane./atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17