SIRI – Të paktën 90 të vdekur në 24 orë pas disa sulmeve nga ISIS

BEJRUT - Siria, rrënuar nga lufta që ka shkaktuar më shumë se 215 000 të vdekur në katër vjet, ka qenë skenë e dhunës që ka shkaktuar të paktën 90 të vdekur në 24 orët e fundit, theksoi dje një OJQ.
Në qendër të vendit , më shumë se 70 anëtarë të forcave të regjimit janë vrarë nga sulmet e xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik, bëi të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane theksoi se sulmet kishin si shënjestër pikat e kontrollit dhe pozicionet e regjimit në provincat Hamas, ku 50 anëtarë të forcave qeveritare janë vrarë. Pjesa më e madhe e këtyre provincave janë nën kontrollin qeveritar.
Ndërkohë që gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë edhe disa militantë të ISIS, por nuk dihet numri i viktimave në radhët e terroristëve.
"Këto muajt e fundit, ISIS ka hasur pengesa në krahinat e Aleppos, Raqas dhe Hasakes me forcat e regjimit dhe luftëtarët kurdë dhe kërkojnë tashmë të rivendosin reputacionin me fitoret ushtarake në terren", theksoi Abdel Rahmane./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu