TIRANE - Qindra persona janë mbledhur jashtë Shtëpisë së Bardhë, në Washington, në protesta kundër Shtetit Islamik, Bashar al-Assad dhe politikave të SHBA-së në Siri. Ndërsa lufta e Sirisë hyn në vitin e pestë, protestuesit shprehen kundërshtinë ndaj politikave të reja të SHBA-së ndaj Sirisë.
Protestuesit shprehen të revoltuar se janë të inatosur pasi presidenti amerikan ka vendosur që një kriminel lufte si Assad të vazhdojë të torturojë, vrasë dhe shkatërrojë vendin. Avokatja e emigrimit Muna Jondy, shton më tej se “duke sikur presidenti po vendos me Iranin të sakrifikojë Sirinë”.
Këto reagime erdhën pas deklaratave të Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry se Amerikës do t’i duhet të negociojë me Assad për t’i dhënë fund tranzicionit politik. Duket se është lufta ndaj armikut të përbashkët. Shtetit islamik, arsyeja përse perëndimi ka zbutur qëndrimin ndaj tij, duke mos mbajtur qëndrimin standard se Assad i ka humbur legjitimitetin dhe duhet të largohet nga qeverisja e vendit.
Lufta civile në Siri ka shkaktuar rreth 200 mijë të vdekur dhe miliona Sirianë të shpërngulur, pas protestë paqësore të marsit 2011-të kundër regjimit prej 4 dekadash të regjimit të familjes së Assad. Përshkallëzimi i protestës në dhunë dhe konflikti i vazhdueshëm që pasoi, i dha mundësi krijimit të grupeve terroriste ekstremiste si Shteti Islamik, që shihen nga Assad si armik i përbashkët me perëndimin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com