Mendime të ndryshme rreth nismës amerikane për të ndërhyrë në Siri dhe faktit se si shembull i kësaj lufte mund të merret Kosova, ndërhyrja e forcave të NATO-s në të vend në vitin 1999. Disa prej diplomatëve që janë marrë me çështjen e Kosovës gjatë viteve deri në luftën e vitit 1999, ngjashmëritë janë shumë të pakta dhe nuk mund të përdoret si model.
"Ngjashmëritë midis asaj që ne bëmë në Kosovë dhe asaj që tani është duke u propozuar për tu bërë në Siri janë zero," - thotë Peter Galbraith, ish-ambasador në Kroaci dhe aleat i ngushtë i Richard Holbrooke. "Situatat janë krejtësisht të ndryshme. Në Kosovë, kishim një partner. Në Siri, ne nuk kemi një të tillë. Kosova është e vogël ndërsa Siria është e madhe", - thotë ai.
Edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Irak, Kristofer Hill, i dërguari i posaçëm për Kosovën në vitin 1998 dhe 1999 , thotë: "Dua të theksoj se ka pasur një ndryshim shumë të madh në mes të Kosovës dhe Sirisë. Në Kosovë kemi pasur marrëveshje politike dhe kishim rënë dakord edhe me anëtarët e Grupit të Kontaktit. Punuam me këmbëngulje me europianët, rusët dhe të tjerë, me qëllim arritjen e një zgjidhje politike. Por në fund të ditës, serbët refuzuan dhe u izoluan. Ata e vazhduan spastrimin etnik dhe ne e goditëm” – thotë Hill.
"Ne kishim një grup të gjerë të vendeve që na mbështesin për ndërhyrjen në Kosovë," – thotë Hill, pavarësisht se nuk kishim marrë një mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. " Unë mendoj se në Siri nuk kemi atë mbështetje," – përfundon ish-ambasadori Hill.
Për Heather Hurlburt, një bashkëpunëtor i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, krahasimi në mes të Kosovës dhe Sirisë "është një stenografi në një formë të kufizuar të ndërhyrjes ushtarake. Njerëzit duhet të kuptojnë se Kosova nuk ndodhi brenda natës," - tha Hurlburt.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com/buzzfeed.com)
/Shqiptarja.com