Siriani që ka prekur zemrat e të gjithëve! Videoja e tij pushton rrjetin

Siriani që ka prekur zemrat e të gjithëve! Videoja e tij pushton rrjetin

Mazen al-Hamad

Përpos rrëfimeve rrëqethëse të atyre që vuajtën padrejtësisht për vite me radhë në burgjet e Sirisë, në rrjete sociale rasti i Mazen al-Hamad i ka prekur të gjithë.

Në videot virale të tij, sheh pafund komente të njerëzve nga çdo cep i botës. Një djalë i ri me lot në sy që flet për mënyrën si është torturuar…Më e trishta? Ai ka ndërruar jetë, ndërsa intervista që po shfaqet kudo në rrjet është regjistruar vite më parë…

Në 2012-ën, ai u arrestua sërish për kontrabandë. Ai u largua nga Siria në 2013-ën e një vit më vonë mori azil në Hollandë.

Edhe një herë, ai pati mundësinë t’u tregonte njerëzve “horrorin” që kishte përjetuar e masakrat që i kishin parë sytë. Madje udhëtoi edhe drejt Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në takime ku do “hapte zemrën”, jo vetëm për të hequr pak nga traumat që i ishin shkaktuar, por edhe për të kërkuar drejtësi.

Në gisht Mazen mbante akoma unazën e së fejuarës së tij e cila ishte vrarë gjatë kohës që ai ishte në burg. Me dëshmitë e tij, ai u bë zëri i një populli të tërë, mes të cilëve të paktën 157 mijë mbaheshin në qeli. Mes tyre, mijëra fëmijë e gra…

“Nuk do resht derisa t’i çoj ata para gjykatës”, thotë ai në videon e bujshme, me dhimbjen që nuk e mban dot. “Drejtësi për mua dhe miqtë e mi që janë vrarë. Edhe nëse kjo më kushton jetën! I dua ata para drejtësisë me çdo kusht”, vijon ai.

Al-Hamada u rikthye në Siri 4 vite më parë në një formë krejt të papritur, që shumë e cilësojnë si “zhgënjim të tijin me komunitetin ndërkombëtar”. Ai u dekurajua pasi nuk po ndihmonte njerëzit e tij…

Rikthimi e çoi sërish në duart e regjimit. Përveçse u torturua në mënyrë çnjerëzore, e kërcënuan me familjen e tij. Ai i kushtoi jetën e tij luftës ndaj regjimit të Bashar al-Assad, por nuk mbijetoi dot për ta parë “fitoren”.  Al-Hamada është kthyer në simbol rezistence e shprese për popullin e Sirisë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Sondazhet për SPAK dhe si sondazhe elektorale për Berishën

Mero Baze: Sondazhet për SPAK dhe si sondazhe elektorale për Berishën