Sistemi bankar/ Zgjerohet stoku i depozitave dhe i kredisë për individë e biznese

Sistemi bankar/ Zgjerohet stoku i depozitave dhe i kredisë për individë e biznese

Muaji shtator rezulton se ka qenë pozitiv për sistemin bankar. Si depozitat ashtu dhe kreditë kanë rezultuar në rritje. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë dhënë për biznesin dhe individët arriti në 565.6 miliardë lekë në fund të muajit shtator, me një rritje prej 0.9% në krahasim me muajin e mëparshëm. Zgjerimi i kreditimit në shtator ka ardhur nga kredia për korporatat, kryesisht ajo në lekë (+1.7% me bazë mujore), por dhe valuta ka pasur tendencë pozitive (+0.5%).

Në rritje ishte dhe huadhënia për individët, që erdhi tërësisht nga leku (+1% me bazë mujore), ndërsa valuta duket e papreferuar për individët edhe për faktin se bankat përgjithësisht i rekomandojnë individët që të marrin huanë në monedhën që kanë të ardhurat.

Me bazë vjetore (shtator 2019/shtator 2018) kredia për ekonominë është rritur me 5.7%, që vjen pas një performancë negative të dy viteve të fundit. Rritja është ndikuar si nga bizneset ashtu dhe nga individët. Pozitivisht ka ndikuar dhe fakti se euro ka qenë më e qëndrueshme këtë vit (të dhënat për huanë në valutë raportohen në lekë dhe nënçmimi i euros vitin e kaluar uli stokun e valutës) si dhe ulja e rimit të fshitjeve të huave të humbura nga bilancet e bankave.

Më bazë vjetore (shtator 2019/shtator 2018) depozitat në sistemin bankar janë rritur me 2.6%, e ndikuar pothuajse e gjitha nga kursimet në valutë, kryesisht euro.

Individët nga ana e tyre vijojnë të ulin kursimet me afat në lekë, për shkak të normave të pafavorshme të interesit. Stoku i depozitave me afat të individëve në shtator 2019 shënoi një rënie prej 7.1% në raport me shtatorin e një viti më parë, duke përbërë vetëm 22% të depozitave gjithsej, nga 40% që ishte kjo peshë në janar 2013.

Pesha e depozitave në valutë, në shtator 2019 ishte gati 55%, nga 48.7% në janar 2013, duke treguar qartë për një preferencë të kursimeve në valutë, ku mbizotëron euro. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën