Shtim i rasteve me COVID, Rakacolli për Report TV: S'ka nevojë për masa shtesë! Ka gra shtatzëna të shtruara, duhet të vaksinohen

Në një kohë kur shifrat e infektimeve dhe viktimave në vendin tonë kanë pësuar një rritje, Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në Report TV ka folur lidhur me situatën epidemiologjie dhe mundësinë për stabilizimin e saj përmes vaksinës anti-COVID.

Ajo u shpreh se edhe tetori do të jetë në muaj i hapur për sa i përket vaksinimit, ndërsa theksoi se pavarësisht se numri i vaksinave është i lartë qytetarët janë skeptik dhe hezitojnë.

 “Po patjetër edhe tetori do të jetë një muaj i hapur vaksinimi. Natyrisht që procesi ka ecur relativisht mirë, megjithëse kemi persona të pavaksinuar, mundësia ekziston por qytetarët hezitojnë përballë vaksinën. Gjej rastin të bëjë sërish thirrje për vaksinim.”, tha ajo.

Rakacolli gjatë intervistës së saj i dha përgjigje pyetjes më përdorur ditët e fundit “A duhet të vaksinohen gratë shtatzëne”. Përgjigja është po! Ajo tha gjithashtu se edhe gjatë periudhës së gjidhënies, gratë duhet të marrin vaksinën anti-COVID, për të mbrojtur ato dhe fëmijën e tyre.

“Po duhet të vaksinohen! Mjekët kanë dalë edhe në studio televizive dhe kanë sensibilizuar gratë shtatzënë që është mirë të vaksinohen. Edhe gratë që janë duke dhënë gji, duhet të vaksinohen. Një studim ka treguar se antitrupat mund të kalojnë nga qumështi i nënës te bebet, gjë që është shumë pozitive. ”, tregoi ajo.

E pyetur lidhur me situatën aktuale në vend nga COVID-19 dhe shtimit të fataliteteve, ajo tha se në momentin kur rastet pozitive rriten është krejt nomrale që rreziku për humbje jete të rritet gjithashtu. Sipas saj e vetmja mundësi për të tejkaluar këtë situatë është vaksinimi.

“Humbja e jetës është gjithmonë treguesi më i rëndë i ecurisë së një sëmundje, por çdo sëmundje e kanë këtë risk. Në momentin që shtohen rastet, padyshim që shtohet edhe mundësia e vdekshmërisë. Sa herë priten shtime rastesh, priten edhe humbje jete. Do të ndryshonte ky raport, kur të gjithë të jemi të vaksinuar. Pritej që në momentin që hyri varianti delta, ashtu si në te gjithë botën. Nuk është një tregues i përkeqësimit të situatës.”, tha Rakacolli.

Lidhur me masat anti-COVID në përballimin e situatës së pandemisë në vend, zv. Ministrja e Shëndetësisë tha se në gjendjen epidemiologjike në të cilën ndodhemi nuk kemi nevojë për masa të reja, por për respektimin e atyre ekzistente.

“Masat merren në përputhje me treguesit epidemiologjik, në këtë moment kemi menduar që ky nivel masash është në përputhje me situatën tonë të pandemisë. Nëse kjo situatë do të ndryshojë, mund të mendohet për masa të reja.”, shtoi ajo.

Duke folur për personat më të prekur nga virusi, Rakacolli tha se padyshim është ajo nga 50-70 vjeç, port ë shtuara në spital ka nga të gjitha grupmoshat madje edhe fëmijë. Aktualisht në spital ndodhen 5 fëmijë, që siç tregoj edhe Rakacolli janë në gjendje të mirë dhe të stabilizuar shëndetësore.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aliu: 02/10/2021 06:00

    Më parë fëmijëve të vegjël u thuhej “fli se vjen gogoli”. Ndërsa ka nja katër vjet që u thuhet “fli se vjen “Rakacolli”. Kjo megjjthë bashkëshortin përveçse janë hajdutë, por janë dhe të shëmtuar, mer jahu.

    Përgjigju
  • Nek: 02/10/2021 00:02

    Edhe italianet perdorin personazh te ketill si kjo zonja per ti acaruar nervat njerzeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?