Situata e zjarreve në vend, ‘Mbrojtja’: 16 vatra zjarri në 24 orët e fundit, janë izoluar 13 prej tyre! Në disa zona ende aktive

Situata e zjarreve në vend, ‘Mbrojtja’: 16 vatra zjarri në 24 orët e fundit, janë izoluar 13 prej tyre! Në disa zona ende aktive

Disa nga zjarret në vend

Zjarret në vend duket se janë drejt stabilizimit. Pas disa vatrave të cilat u ndoqën për ditë me radhë kryesisht në zonën e Lezhës dhe Vlorës, ministria e Mbrojtjes bën të ditur se nga 16 vatra aktive në 24 orët e fundit është bërë i mundur izolimi i vatrave në:

  •              Fshatin Halil, bashkia Krujë.
  •             Fshatin Velçan, bashkia Berat.
  •              Fshatin Bogë dhe Fshatin Flakë bashkia Malësi e Madhe.
  •              Fshatin Shkallnur, bashkia Durrës.
  •              Fshatin Barbullush, bashkia Vau – Dejës.
  •              Fshatin Shargë, bashkia Vorë.
  •             Fshatin Shijon, bashkia Elbasan.
  •              Fshatin Shtëpanjë, bashkia Cërrik.
  •              Fshatin Qaf Shkallë, bashkia Belsh.
  •              Fshatin Gravë - Burimi Merkos, bashkia Finiq.
  •              Fshatin Helshan, bashkia Has.
  •              Fshatin Dragobi, bashkia Tropojë.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 436 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 29 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Helikopteri i Forcës Ajrore ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

  •    Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë
  •     Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.
  •      Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.

Në këtë situatë që ka përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, Ministria u bën thirrje banorëve të territorit të Republikës së Shqipërisë të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë në kohë pranë shërbimit zjarrfikës çdo vatër zjarri.

Kujtojmë se zjarret në vendin tonë kanë qenë mjaft problematike përkatësisht në zonën e Vlorës, Lezhës dhe Krujës. Zjarret e mëdha të favorizuara nga era kanë përpirë toka me të mbjella dhe ndërhyrja në disa zona për shkak të terrenit ka qenë mjaft e vështirë. Në disa zona, më konkretisht Krastë të Krujës, Mali i Çikës në Vlorë dhe disa fshatra në Lezhë zjarret kanë qenë të qëllimshme.  Ndërkohë, zjarre ka patur edhe në zonën e Fierit, Lushnjë, Shkodër, Durrës por edhe në Gjirokastër. Lufta me 'flakët' është prezentë edhe në Evropën Perëndimore ku shumë në shumë shtete zjarri ka 'përvëluar' tokat. Kulmi ka qenë në Britaninë e Madhe ku temperaturat shënuan shifra rekord dhe mjaft shqetësuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Zjarr te  ‘Uji i ftohtë’ në Vlorë, 2 zjarrfikëse drejt vendngjarjes

 

Në lagjen ‘Uji i Ftohtë’  të  Vlorës raportohet për zjarr .Menjëherë në vendin e përfishrë nga flakët ka shkuar zjarrfikësja me 3 efektivë dhe tashmë po niset dhe një tjetër me 8 ton ujë.

Ora 17:18
Përfshihet nga zjarri zona kodrinore në Qafën e Lalarit, digjen ullishtet! Pranë vatrës ndodhen disa banesa

 

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë kodrinore në vendin e quajtur Qafa e Lalarit. Aty ka të mbjella ullishte ndërsa pranë vatrës së zjarrit ka edhe banesa. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Patosit dhe Albetrolit që po punojnë për shuarjen e flakëve.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 28/07/2022 13:05

    Se kishit parashikuar shtrirjen gjeografike te efekteve anesore te mos mbjelljes lendeve narkotike... Si ja mundesi ne 2013 skishte asnje vater zjarri!? Apo shpifje! Cfare mbollet do korrni...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz