Shuhet zjarri në Delvinë, vijon pranë liqeneve të Lurës, flakët kanë përpirë pyllin me pisha! Ushtria e zjarrfikëset në vendngjarje

Delvine- Forcat zjarrfikëse dhe ushtria po vijojnë të punojnë për të izoluar dhe shuar vatrat e zjarreve pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër ndërsa mesditën e sotme janë arritur të shuhen vatrat e zjarreve në Delvinë.

Ministrisë së Mbrojtjes bënë me dije se në 24 orët e fundit, janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 vatra, aktive mbeten ato në Lurë.

“Vijon puna për uizolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha. Në terren po operojnë efektivët zjarrfikës të bashkisë Dibër, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor e forca bashkiake si dhe 50 efektivë nga Forcat e Armatosura, informoi sot ministria e Mbrojtjes duke i bërë apel banorëve të bëjnë kujdes dhe paralajmërojnë se do të ndëshkohen piromanët.

Në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë zjarri ishte vijim i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë