Situata ekonomike, Ahmetaj: Shqipëria humbi 28 milionë euro nga rënia e euros

Situata ekonomike, Ahmetaj: Shqipëria humbi  28 milionë euro nga rënia e euros

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ekonomia shqiptare ka humbur më shumë se 28 milionë euro nga rënia e vlerës së euros. Megjithatë, kjo ka ndikuar pak në eksportet. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, zhvilloi dje një konferencë për shtyp mbi zhvillimet e fundit ekonomike në vend, ku tha se vijon besimi tek rritja ekonomike. Këtë e konfirmon fakti që, për tremujorin e parë të 2018-s, sipas INSTAT-it, Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rritje prej 4.45%, ku kontributin kryesor e dha energjia.

Eksportet

Duke iu referuar të dhënave statistikore, ai tha se eksportet u rriten 18.4%. “Këtë kemi parë në muajt e fundit. Megjithë lëvizjen në kursin e këmbimit, eksportet janë rritur, që do të thotë se eksportet kanë rritur produktivitetin dhe kemi një rritje 7% të importeve. Me gjithë goditjen që kanë marrë nga luhatjet e kursit të këmbimit” – shtoi ministri. “E vetmja goditje negative në të ardhurat buxhetore është kursi i këmbimit. Kjo goditje llogaritet në masën 3.6 miliardë lekë”, shtoi ai.

Eurobondi

Pyetjes nëse ka ndonjë lidhje mes ecurisë së të ardhurave në buxhet me atë që u vendos të dilet në tregjet botërore të kapitaleve me një eurobond 500 milionë euro, ministri u përgjigj: “Ne kemi bërë një analizë për nevojat e financimit dhe shtrirjes së nevojave ekonomike. Ne duam të kemi një shtrirje në treg, po bëjmë një menaxhim borxhi të kujdesshëm”.

Reformat

Ahmetaj u ndal edhe tek efekti që ka pasur përfshirja e biznesit te vogël në skemën e TVSH-së, ku, nga të gjitha studimet e ekspertëve për ndryshimin e çmimeve, është vënë re se indeksi i çmimeve për njësitë tregtare të marra në studim nuk është ndikuar nga përfshirja e tyre në skemën e TVSH, tha ai. Prej datës 1 prill, të gjitha bizneset që kanë një xhiro vjetore më të madhe se 2 milionë lekë janë të përfshirë në skemën e TVSH-së. Përpara 1 prillit, pragu për përfshirjen në skemën e TVSH ishte një xhiro vjetore më e madhe se 5 milionë lekë.

Një tjetër pikë që preku kreu i Financave ishte edhe rritja e numrit neto të bizneseve në vend. “Rritja e bizneseve neto, sipas statistikave zyrtare, pra bilanci sa u krijuan dhe sa u mbyllën, tregon që ka një rritje për periudhën janar- qershor prej 7 mijë biznesesh të reja”, përfundoi ministri Ahmetaj.

“Indeksi i çmimeve mbetet i paprekur nga skema e zgjerimit të skemës së TVSH-së. Me TVSH-të kemi bërë lëvizjen pozitive. Nga reformat e fundit, 91% e sipërmarrjeve u është ulur tatimfitimi, e kanë 0%-5%”.

BE

Në korrik fillon skanimi i Shqipërisë nga ana e ekspertëve evropianë, thë më tej kreu i Financave. “Ekonomia shqiptare do t’i ndjejë efektet shumë pozitive të nisjes së negociatave dhe për këtë jam i sigurt. Por kjo nuk është fitore apo arritje e një qeverie; kjo i takon të gjithë popullit”, tha Ahmetaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 07/07/2018 14:21

    Zoti Minister, me fal po nuk jeni ne lartesine e duhur per punen qe ju kane ngarkuar. Vazhdoni dhe ju te hani si cbenin te tjeret. Pse nuk pati analize te borxhit nga qeveria juaj per perjudhen e kaluar( jane bere vjedhje te medha atje). Sa eshte reziku i borxhit, per ekonomin shqiptare. Monedha e shqiperise eshte leku dhe jo euro. Ulja e euros do te thote qe leku forcohet, ben importet shqiptare me te lira....etj.

    Përgjigju
  • sapa: 07/07/2018 08:09

    Ti flet per 28 miljon,sa keni vjedhe ju kriminelet ne 28 vjet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë