Qeveria e Rumanisë do t'i dhurojë Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antiCOVID. Këto doza vaksine, që nuk janë specifikuar se çfarë vaksine do të jetë, vjen si ndihmë për vendin tonë për të përballuar situatën me pandeminë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka shprehur mirënjohjen për këtë ndihmë Presidentit rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën
"Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona", shkruan Balla.
Në vendin tonë vijon prej muajsh tashmë vaksinimi masiv, ndërsa gushti është shpallur muaji i hapur i vaksinimit duke filluar nga +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t'iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.
Prania e variantit Delta në vend, ka rritur edhe rastet e reja të infeksionit, gjë që është reflektuar edhe në shifrat e dy ditëve të fundit. Rritja e rasteve të infeksionit është tregues se vaksinimi nuk pret, ndërsa numri total i vaksinimeve të kryera në vend ka shkuar në 1,229,405. Ditën e sotme janë shënuar 132 raste infektimesh në vend dhe asnjë viktimë.