Situata në PD, ngatërresa e madhe për politikën si profesion, dhe jo mision!

Situata në PD, ngatërresa e madhe për politikën si profesion, dhe jo mision!

Sali Berisha, Enkelejd Alibej dhe Grida Duma

Të jesh një person i kualifikuar në ditët e sotme, të kthen në një profesionist që pavarësisht dallgëve të tregut mund të mbijetosh, dhe koka nuk të dhëmb në asnjë moment për të nesërmen! Të tillë ka shumë që kërkohen për tu punësuar jo vetëm brënda vendit por edhe jashtë. Janë ajo shtresë e shoqërisë që janë të pavarur dhe mund të zgjedhin duke i vendosur edhe çmimin asaj që ofrojnë. Kjo është ekonomia e tregut në ditët e sotme.

Kthehemi te politika, në Itali e djathta doli fituese me Giorgia Melonin që vjen nga një  formim politik që  tregon krejt të kundërtën, nuk ka formulë akademike apo profesionale për të qenë politikan i/e suksesshëm. Sot tabu-ja e elitës intelektuale është thyer që dominon klasën politike po rrëzohet, në politikë mund të jetë kushdo.  E megjithatë në rastin e  politikanit mbetet një element krucial, misioni për të ndryshuar apo rrëzuar një politikë që njerëzit, elektorati nuk e do! Thënë më sipër është shqetësuese ajo që po ndodh me grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në veçanti me disa deputet që në opinion gëzojnë një reputacion të mirë. Rasti i pritjes që zonja Grida Duma i bëri zotit në derën e një televizioni që është mirë me “rregjimin”, mirë me opozitën e foltores, tregon atë që deputetët e PD po e llogarisin keq! Politikën e shikojnë si profesion jo mision! Afrimi me zotin Berisha dhe me bazën radikale të partisë mund të të japë vota, por në asnjë moment nuk të sjell në pushtet. Kjo është humbja e personalitetit politik dhe kthimi te koncepti i vjetër i Max Weber për politikanin si profesion. Rrëzimi i këtij “rregjimi” kërkon qasje të vërtetë ndaj elektoratit gri e më gjërë, jo afrim me një grupim që në thelb është një rregjim i vjetër që po ndryshom vetëm kostumin.

Politika e sotme, nuk mundet  kurrë të shihet si një profesion, ku mjafton oratoria për të përballuar diskurin publik. Nuk mjafton të kesh aparencën! Nuk mjafton vetëm karizma apo kualifikimet e shumta! Politika është një mision për të ndryshuar realitetin. Mos lejimi i brezit të ri, të kalojë të njëjtat halle që ka kaluar brezi i mëparshëm, e shumë elemente të tjera.

 Politika është mision i pamundur në pjesën më të madhe të kohës dhe kërkon atë që shumë e konsiderojnë faktorin x, talentin special për shpresë, për të qenë ndryshe, gjithmonë duke i mëshuar ideve dhe parimeve. Pikërisht këto janë elementet që i mungojnë gjeneratës së re të Partisë Demokratike, e në fakt i mungojnë elektoratit shqiptar! E për sa kohë polikanët e rinj do te sillen në këtë formë nuk duhet të kritikojnë elektoratin që kërkon politikanë me mision jo profesion!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike