Sot janë rikthyer në shkolla të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar pas vendimit të marrë disa ditë më parë nga Komieti Teknik.
Ndërkaq janë bërë përgatitje në shkolla në mënyrë që të respektohen masat anti-COVID. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se ky vendim i Komitetit, erdhi pas kërkesës së Ministrisë.
Ndërkohë mbesin të pandryshuara edhe për dy javët në vijim masat e tjera anti-COVID të vendosura më parë. Kujtojmë se ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, mbetet e ndaluar i grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë kemi pasur një ulje të ndjeshme të shifrave të COVID. Në 24 orët e fundit janë shënuar 38 raste të reja nga 1762 testimeve të kryera, ndërsa betejën me virusin nuk e kanë fituar 2 qytetarë.
Komente

