Situata në PD/ Gështenja: Të mos përsëritet 6 marsi, nëse shkojmë të ndarë në zgjedhje s’fitojmë asnjë bashki

Nëse Partia Demokratike shkon në zgjedhjet lokale me dy kandidatura nuk mund të fitojë asnjë bashki përballë se majtës. Kështu deklaroi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, deputeti i PD-së Lefter Gështenja, i cili zbuloi edhe detaje nga mbledhja e deputetëve që nuk i janë bashkuar Sali Berishës. Gështenja tha për gazetarin Andi Kapxhiu, se takimi ishte informal dhe se ishte më tepër një kafe mes miqsh, por që u diskutua edhe për situatën në PD. Duhet të punojmë për bashkim, theksoi Gështenja, i cili tha se do të ishte një gafë shumë e madhe nëse PD do të përsëriste një 6 mars të dytë.

‘Ishte një takim një kafe informale, një grup deputetësh ishte iniciuar nga unë dhe kolegu Flamur Hoxha. Ishte kafe pune për të diskutuar me njëri tjetrin. Nuk ishte takim zyrtar nëse do të ishte zyrtar e organizon kreu i grupit parlamentar dhe do të mbahej në institucionet zyrtare të partisë. Nuk ishte i tillë, ishte një takim produktiv, diskutuam edhe për problemet tona brenda në parti. Ishte një takim informale. Do të ketë takime në vijim.

Ne sot kushdo që pretendon se ne kemi një të djathtë më të fortë se 25 prilli gabon sot kemi një PD më të dobët. Ne duhet të bëhemi patjetër bashkë. Deputetë duhet të jenë në terren është e vetmja rrugë me të cilën përballesh me këtë qeveri. Mosqenia e deputetëve në terren lejnë fushë për kundërshtarin.

Duhet të kontribuojmë që nesër të mos kemi në 6 mars të dytë. Nuk duhet të shkojmë të ndarë në zgjedhje. Shqiptarët nuk do të na e falin këtë gabim të dytë. Kjo është PD-ja zyrtare që të futemi përballë mazhorancës me dy kandidatura, do të jetë një gafë e madhe. Me dy alterantiva, përballë sa majtës, ne nuk do të arrijmë të fitojmë asnjë bashki. Do jetë një gafë nëse do të hedhim një hap të tillë. Duhet të kontribuojmë për një zgjidhje të përbashkët dhe të bashkohemi.’- tha Gështenja.

Një ditë më parë deputetë të PD-së zhvilluan për disa orë një mbledhje informale, ku morën pjesë rreth 23 deputetë, mes tyre edhe disa emra që dukej sikur po i bashkoheshin Berishës. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 20/07/2022 19:06

    Nuk ju le Saliu te beni parti e te fitoni zgjedhje pavarshisht deshirave tuaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?