Situata politike, Elisa Spiropali për 'Report Tv': Opozita kërkon të bojkotojë zgjedhjet lokale

Nënkryetarja e Grupit të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e ftuar në studion e Report Tv ka folur mbi temat më të nxehta të kohëve të fundit: bojkoti i Kuvendit nga opozita, emrat e rinj të kryebashkiakëve dhe Asamblenë Socialiste.

E pyetur mbi reformën zgjedhore e cila do të dakortësohet me opozitën, Spiropali është shprehur se nga ana e tyre ka pasur vetëm propozime por kurrë nuk kanë pranuar që të ulen dhe të diskutojnë në tryezë. Sipas Spiropalit, e gjitha kjo bëhet që të pengohet integrimi i vendit në BE dhe për t’ja arritur këtij qëllimi opozita është drejt bojkotimit të zgjedhjeve.

Në qershor duhet të çelim negociatat. Ata duan konsensus dhe reformën zgjedhore. Kuptoni ju ndonjë arsye përse opozita mos të ulet në këtë tryezë. Kanë hedhur çdo gurë për të penguar integrimin në BE. Ata kanë bërë propozimet por nuk ulen në tryezë. Mendojnë se do të përmbyset qeveria me protesta. Duan të bojkotojnë zgjedhjet lokale. Ai është qëllimi i tyre. Është një nga opsionet e tyre. Mendoj kështu sepse nuk po ulen për të diskutuar reformën zgjedhore.

Elisa Spiropali, nënkryetarja e grupit të PS-së

Në mbledhjen e Asamblesë nënkryetarja grupit parlamentar është emëruar në detyrën e re, atë të Sekretares për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat.

INTERVISTA E PLOTË:

Unë do të kem fatin të punoj me Petro Koçin dhe me një ekip njerëzish për të pastruar administratën publike në të gjitha nivelet. Administrata publike ka mbetje të një sistemi nepotik, partiak dhe të paafatësh. Sigurisht që jo të gjithë por ne kemi për qëllim që të reformojmë administratën. Deri më tani kemi 17 mijë ankesa në platformën bashkëqeverisëse dhe rreth 400 punonjës që s’kanë bërë punën e tyre.

Për cilën administratë ka më shumë ankesa, për cilat çështje ankohen më shumë shumë shqiptarët?

Janë çështje të ndryshme. Çështjet e pronave janë problem i madh, por edhe në zyrat e tjera. Di të them që administrata po funksionon më shpejt.

Si funksionon, si merren masat për pezullimin?

Ka edhe raste kur ankesa është e pavend. Por e rëndësishme është që qytetarët të marrin një përgjigje brenda 10 ditësh. Në rastet kur problemi është tek administrata ne marrim masa.

Në Asamable u vu theksi tek fakti që ministrat i përgjigjem më mirë qyetarëve se kryebashkiakët, pse ndodh kjo?

Kemi një komunikim shumë të mirë me ministrat por kemi një problem me kryebashkiakët. Janë indiferentë. Ne punojmë njësoj me të gjithë. Nuk vihet re një angazhim shumë i madh i qeverisë. Kryebashkiakët e kanë marrë mesazhin sot.

Si shpjegohet që janë indiferentë?

Ndoshta kanë edhe shumë punë por sërish nuk justifikohet.

Sa i përket propozimit të Bashës për Vettingun, jeni të gatshëm për bashkëpunim?

Kemi qënë gjithmonë të gatshëm dhe i kemi kërkuar gjithmonë tryezë. Për këtë çështje dhe gjithë të tjerat. Vettingu do të vijojë siç është. Nëse duan Vetting të ri, le të ulemi në tryezë do të ulemi dhe do të shikojmë draftin e tyre. Ata po refuzojnë të ulen dhe të flasin për çështje të rëndësishme të Shqipërisë. Nuk është normale që opozita të mos vijë në parlament.

Si i komentoni deklaratat e kryetares së LSI-së, e cila e ka cilësuar alarmante gjendjen në vend?

Alarmante është gjendja e opozitës që nuk di ç’thotë. Të bëjnë betejë në Komisione dhe në Kuvend. Po flasim për parti politike që e përdor krimin për qëllime të sajat. Është e paimagjinueshme që për çdo vrasje i vënë gishtin ministrit të Brendshëm. Krimi dhe retorika me krimin nuk të sjellin në pushtet. Basha në kohën e tij ka pasur 45 vrasje dhe nuk e ka pasur fajin ai. Unë nuk mendoj që e ka pasur ai fajin. Ne nuk i bëjmë mbledhjet për qejf, ne i bëjmë për të bërë analiza. E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit. Nuk ndërtohet shteti me deklarata qesharake. Ajo nuk është opozitë, mund ta quaj çetë. I shohin sondazhet dhe e shohin që nuk janë rritur asnjë fije dhe shohin si të dalin nga magjinat. Në qershor duhet të çelim negociatat. Ata duan konsensus dhe reformën zgjedhore. Kuptoni ju ndonjë arsye përse opozita mos të ulet në këtë tryezë. Kanë hedhur çdo gurë për të penguar integrimin në BE. Ata kanë bërë propozimet por nuk ulen në tryezë. Mendojnë se do të përmbyset qeveria me protesta. Duan të bojkotojnë zgjedhjet lokale. Ai është qëllimi i tyre. Është një nga opsionet e tyre. Mendoj kështu sepse nuk po ulen për të diskutuar reformën zgjedhore.

Në Asamblenë e sotme duket sikur ndryshimet në qeveri u anashkaluan?

Nuk më takon mua për të gjykuar punën e ministrave. Ato i gjykon kryeministri. Analiza e tyre bëhet në çdo mbledhje. Kryeministri i tij ka arsyet e tij për të mbajur apo jo ministra të caktuar. Mua nuk më interesojnë emrat se kush e drejton një dikaster, rëndësi ka produkti.

Përjashtimi i Gjetan Gjetanit, si i bie kush flet kundër partisë përjashtohet?

Ka një mënyrë për të adresuar çështjet. Mund të adresohen në Asamble por nuk është e udhës që një deputet për problemet e tij të dali dhe t’i shpalli për probleme kombëtare. Nuk është punë e tij që të zgjedhë krerët e policisë në Laç. Ai nuk është shef kuadri i zonës. Deputetët merren me të gjithë. Por boll! Nuk duhet të vazhdojë më kështu. Ne nuk mund të pranojmë që ai të vendosi shefat e komisariateve.

Por ai e ka mohuar.

Ishte shumë e qartë që kishte probleme personale. Kjo praktikë e ka lënë administratën në nivel klanor. Njerëzit duhet të vendosen me konkurse. Ne duam njerëzit më të mirë. Nëse ne të gjithë kthehemi në Bajraktarë është e pamundur për të ndërtuar një administratë.

Ka emra kandidatësh për Bashkitë?

Një analizë e parë është bërë. Kanë dalë edhe probleme. Tani do të bëhet llogaridhënia e kryebashkiakëve. Kjo do nxjerrë në pah punën dhe problematikat. Si e kanë për qindjen e  investimeve me votat. Por ende nuk kemi emra. Është shumë herët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion