Situatë e rënduar në Kombëtare, Grezda: Duhet të bëhemi grup

Atmofera në ekipin kombëtar pas disfatës turpëruese kundër Skocisë nuk është aspak ajo që duhet të jetë dhe këtë e vërteton konferenca e sotme për shtyp e dy futbollistëve kuqezinj Eros Grezdës dhe Ardian Ismajlajt. Në prag të miqësores kundër Uellsit që do të luhet të martën, dy futbollistët kanë treguar atë që nuk shkon me Kombëtaren. Grezda fillimisht zbuloi pak nga ajo se çfarë Panucci u kishte thënë pas ndeshjes, ndërsa më pas shtoi:

E vetmja ndeshje që duhet të të marrim shëmbull është ajo me Turqinë. Ka edhe lojtarë si Sadiku dhe Roshi që mungojnë, nuk është njësoj pa ta. Duhet të japim maksimumin. Kemi shumë diferencë nga viti kaluar. Duhet të bëhemi grup.”

Ndërkohë Ardian Ismjlaj, futbollisti që kundër Skocisë e kishte ndeshjen e parë me Kombëtaren deklaroi: “Nuk e kisha menduar këtë situatë, por fati donte që Mërgimi të merrte atë karton dhe të futesha unë. Futbolli i ka këto dhe ne tani duhet ta mbajmë kokën dhe të shohim para.”

Disfata me Skocinë ishte ndeshja e fundit në këtë kompeticion, ç’ka bën që Shqipëria të renditet e fundit në Grupin 1 të Ligës C. Ende nuk dihet nëse Kombëtarja do të zbresë një Ligë më poshtë, por kjo do të vendoset pasi të gjithë grupet të kenë përfunduar ndeshjet e tyre. Vetëm në rast se Shqipëria pozicionohet si skuadra më e dobët e vendeve të treta atëherë pas dy vitesh do të marrë pjesë në Ligën D.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb