Dita e tretë e ndalimit të lëvizjes në këmbë pas orës 18:00 për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin për shkak të situatës nga koronavirusi ka sjellë disa të shoqëruar në Vlorë, pasi nuk iu bindën urdhrit. Report Tv sjell pamjet nga Vlora, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona që ora 18:00 i zuri në rrugë duke lëvizur.

"Po ai djali atje, o çuni hajde një çikë këtu hajde" dëgjohet njëri nga efektivët e policisë, ndërsa rrugët e qytetit janë  mbushur me efektivët që patrullojnë duke mos lejuar askënd që të lëvizë ose në të kundërt do të përballen me penalitetet. Ndërkohë që në Tiranë urdhri është respektuar, teksa ora 18:00 i ka gjetur brenda të gjithë qytetarët. Edhe në Durrës, Fier, Korçë dhe Shkodër ora 18:00 mbrëmjen e sotme është respektuar ndryshe dita e djeshme.

Nëse lëviz në këmbë pas orës 18:00, 10 mijë lekë gjobë dhe nëse del nga liqeni 20 mijë dhe bllokim automjeti për 3 muaj nëse disponon një të tillë (Masat). Masa drastike për shkak të koronavirusit erdhi pas bllokimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që nesër do të futet në fuqi urdhri i ri. Nga nesër do të ngushtohet orari për të dalë jashtë si këmbësor. Të gjithë do të kenë vetëm dy fasha orare për të dalë, nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00, në total vetëm 6 orë (Lexo ketu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Gjoba prej 10 mijë lekë e bën Tiranën të bie në qetësi!

Ndryshe nga paraditja kur shikoje lëvizje, kryeqyteti pas orës 18:00 e zaptoi qetësia. Në rrugë shikoje postblloqet e policis dhe ushtrisë.

Ora 19:55
Gjobat ndërgjegjësojnë fierakët! Ora 18:00 i gjen të gjithë brenda

Ndryshe nga ditët e para, qytetarët e Fierit mbrëmjen e sotme janë ndërgjegjësuar duke respektuar urdhrin për ndalimin e daljes nga shtëpia pas orës 18:00. Sikur duket nga pamjet që sjell Report Tv, në rrugë nuk ka asnjë person.