Sizmologu për Report Tv: Rreziku KA KALUAR! Do ketë lëkundje të vogla, por të parrezikshme (VIDEO)

TIRANË- Sizmiologu Rrapo Ormeni ka deklaruar për Report Tv se rreziku më i madh tashmë ka kalur.

Duke vënë theksin se tërmetet nuk parashikohen, por nga ecuria e pasgoditjeve, Ormeni ka deklaruar se mund të thuhet se ato kanë ardhur duke u zvogëluar.

Për sizmiologun, do të vijojnë lëkundjet e njëpasnjëshme, por me një magnitudë të vogël, sipas së cilit është krejtësisht normale pasi çlirohet energjia.

"Tërmeti ishte i frikshëm se kishte një zgjatshmëri të madhe. Nga ecuria e pasgoditjeve, kanë një magnitudë që ka ardhur me ulje dhe rrezikshmëria është ulur. Pasgoditjete do të vijnë të shuhen, mund të ketë lëkundje me magnitudë të vogla, që janë të parrezikshme. Mund të vazhdojnë lëkundjet me javë ose me muaj, dhe është mirë që të ndodhin se largohet energjia dhe ka stabilizim", tha Ormeni në një lidhje telefonike për Report Tv.

Kur kanë kaluar më shumë se 20 orë nga lëkundja e fuqishme të së martës në orën 03:54, deri më tani janë regjistruar 24 viktima, 650 persona të lënduar, 47 të shpëtuar, ndërkohë që vijojnë kërkimet për persona të humbur nën rrënoja.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juri: 27/11/2019 15:55

    Po po sapo ra nje e vogel magnituda 5.6.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja