Në prag të ndeshjes me Erzenin të enjten, trajneri i Tiranës Orges Shehi thotë se blerjet e reja në merkato përfshirë edhe Kristal Abazajn me shumë mundësi nuk do jenë të gatshëm. Sakaq ai shton se është i lumtur për pozicionin e kryesuesit pavarësisht shumë largimeve në merkato.
“Nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë. Është larguar Xhixha dhe Limaj. Po presim nga momenti në moment që lojtarët e afruar të jenë të gatshëm, por Abazaj ka vetëm dy ditë stërvitje dhe nuk është në gjendje optimale përpos dokumentacionit. Vendi i parë? Kampionati është i gjatë dhe ka ndërrim pozicionesh, por jemi të lumtur për shkak të tranzicionit që kaluam në verë. Jemi Akoma dominues, në vendin e parë edhe duke bërë tranferta të tjera jashtë Shqipërisë,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.