Një video me përmbajtje shqetësuese është xhiruar nga kamerat e sigurisë në qytetin e Durrësit. Në materialin e shkurtër filmik shihet se si dy këmbësorë nje grua dhe nje femije, aksidentohen nga një automjet ndërsa ecnin mbi vijat e bardha.

Shoferi i automjetit ka ngadalësuar fillimisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Personat e pranishëm në vendngjarje janë ngritur të alarmuar nga skena e krijuar.

Videoja është publikuar nga Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës. Shqiptarja.com meson se ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne zonen e Plazhit, ndersa me tej shoferi eshte vetedorezuar ne polici.
 

#E #TMERRSHME!!!!NUK E DI SE ÇFARË MERITON KY DREJTUES MJETI.NGJARJA E RËNDË KA NDODHUR NË QYTETIN E DURRËSIT.

Posted by Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës. on Friday, November 20, 2015

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)