Itali/ 40 persona shkatërrojnë spitalin pasi iu vdes i afërmi

Itali/ 40 persona shkatërrojnë spitalin pasi iu vdes i afërmi

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në një spital në Pescara në Itali, ku 40 persona, burra dhe gra, hynë në departamentin e Onkologjisë duke dhunuar e thyer gjithçka që gjenin përpara pas vdekje së një të afërmi të tyre.

Sipas mediave të huaja, situata doli jashtë kontrolli, ku u thyen dyer dhe mjetet spitalore u hodhën në tokë, teksa u desh ndërhyrja e policisë për rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg.

Kaosi shpërtheu kur familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një gjashtëdhjetë vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.

“Dënoj fuqishëm aktin e dhunës së ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe aseteve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara” deklaroi drejtori i përgjithshëm i spitalit të Pescara-s Vero Michitelli.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Juventusi harron të shënojë, Empoli me Ismajlin kapiten i ndal 0-0

Juventusi harron të shënojë, Empoli me Ismajlin kapiten i ndal 0-0