TIRANE- Shenjat e dhunës në fytyrën e së bijës 14 muajshe, kanë alarmuar një 33-vjeçar i cili ka denoncuar në polici, çerdhen private. Ai dyshon se vajza është dhunuar nga një punonjëse e çerdhes.
Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, kur Alban D., 33 vjeç ka konstatuar shenja të mëdha dhune në fytyrën e vajzës së tij 14 muajshe në momentin që shkoi për ta marrë në çerdhe, ndërsa ditën e djeshme denoncoi ngjarjen në polici. Babai i vogëlushes me iniciale S.D, u paraqit ditën e djeshme në ambientet e komisariatit të policisë nr.3, ku deklaroi se dyshon që vajza e tij është dhunuar në çerdhen “Sirenat” që ndodhet në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Ngjarja
Mëngjesin e së shtunës Alban D., dërgoi vajzën e tij të vetme në çerdhen që ndodhej vetëm pak metra larg banesës së tij në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Rreth mesditës ai është paraqitur për të marrë të bijën nga çerdhja, por është shtangur kur vajza iu dorëzua nga një punonjëse e çerdhes me një shenjë në fytyrë. Sipas deklarimeve të tij dhënë në polici, vajza kishte shenja të qarta gishtash në faqen e majtë. Menjëherë ai i kërkoi shpjegime punonjëses që i dorëzoi vajzën, e cila i tha se ajo mund të ishte rrëzuar teksa luante.
Versioni i punonjëses ka qenë i pabesueshëm për 33-vjeçarin, i cili shpjegoi në polici se vajza kishte shenja dhune në të gjithë faqen e majtë të fytyrës dhe se ishte shenjë e shkaktuar nga një dorë e madhe, duke rrëzuar edhe versionin e zënkës mes vogëlushëve në çerdhe. Burime nga policia thanë se ka foto të cilat tregojnë qartazi shenjat e dhunës në fytyrën e vajzës 14 muajshe. Babai i vogëlushes kërkoi më tej sqarim në çerdhen që kishte besuar vajzën e tij, por askush nuk mori përsipër dhunën, duke e detyruar atë të kryejë denoncim në polici.
Denoncimi
Ditën e djeshme 33-vjeçari është paraqitur në ambientet e komisariatit të policisë nr.3, për të denoncuar ngjarjen. Burime nga policia thanë se Alban D., deklaroi se dyshon që vajza e tij është marrë nga kopshti “Sirenat” me shenja dhune në fytyrë. Ai kërkoi nga policia që të zbardhë ngjarjen, pasi pretendon se vogëlushja e tij është qëlluar nga një punonjëse në çerdhe pasi qante. Pas denoncimit të prindit, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.
Burime nga policia thanë se pritet raporti i ekspertizës së mjekësisë-ligjore, si dhe marrja në pyetje e punonjësve të çerdhes ku dyshohet se është dhunuar vogelushja 14 muajshe. Mësohet se ngjarja ka tronditur prindërit e vajzës së vogël, të cilët nuk mund ta dërgojnë në çerdhe dhe kërkojnë zbardhjen e njarjes.
Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com