Skandali/ FreeNoizy, artistët shqiptarë, peticion për mbrojtjen e një vrasje në tentativë

Skandali/ FreeNoizy, artistët shqiptarë, peticion për mbrojtjen e një vrasje në tentativë

Artistët shqiptar kanë dal në mbrojtje të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, i cili u arrestua në Lezhë pas dhunës barbare ndaj një personazhi të ‘Tik Tok’  Medin Iseni.

Videot dhe fotot tregojnë se Muhamet Iseni është rrahur barbarisht nga disa persona. Pas arrestimit të Noizy, në mënyrë skandaloze, disa personazhe që në Shqipëri quhen artistë, kanë dalë në mbrojtje të këtij të fundit.

Dhe kanë nisur një peticion, me të cilin kërkojnë lirimin e tij.

“Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë (të jesh) i cenueshëm dhe tabelë qitjeje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Unë jam sot #MeNoizyn, artistin që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri.

Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde? Kur shohim se disa personazhe përdorin TikTok-un dhe rrjetet sociale për të na kërcënuar deri edhe me jetë? Më pas, i dalin zot dhunës së tyre verbale e prapë së prapë nuk u hyn gjemb në këmbë? Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat ndalohet pa pasur asnjë provë kundër tij?

Sot jam #MeNoizyn për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj pinës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard”, shkruan këngëtari Elgit Doda.

Postimi i tij është shpërndarë nga shumë artistë, duke filluar nga Xhensila Myrtezaj, Çiljeta, Bardhi, Blerim Destani, Ronela Hajati dhe disa të tjerë, ku një pjesë e këtyre këngëtarëve kanë pasur edhe bashkëpunime me këngëtarin Noizy.

Kujtojmë se, Noziy u arrestuar në Lezhë, pasi Policia e Kosovës e shpalli në kërkim, pasi akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të TikTok-ut, nga Kosova, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë.

Së bashku me Noizy-n ka qenë edhe këngëtari i njohur, Arkimend Lushaj ose i njohur me emrin e artit Stresi, i cili me anë të një njoftimi në Insta Story anuloi një nga koncertet e tij për shkak të një urdhërarresti të lëshuar nga policia e Kosovës. Stresi tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tiku: 09/08/2024 14:25

    artistet shqiptaere????? what keta artiste sjane por i beni ju te medias keta jane llum shoqeror qe pastrojne leket e dikujt artist eshte fjale qe do b.. ta mbash ndaj mos u jepni ze ketyre tipave...injoroini dhe do ju thone faleminderit intelektualet e gjith vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë