Përgënjeshtrimi (i rremë)! FSHF e mohoi, por llogaritë bankare JANË të bllokuara...Armando Duka në gjyq me Përmbaruesin, Refik Halili mbron skandalin (DOKUMENTI)

TIRANE - Federatës Shqiptare të Futbollit të drejtuar nga Armand Duka, i janë bllokuar llogaritë bankare më 10 nëntor 2021 pas disa transaksioneve të dyshimta parash. Në zyrat e FSHF-së janë paraqitur edhe përmbaruesit, por Federata guxoi të mërkurën të shpërndajë një reagim zyrtar pasi skandali u bë publik ne media, duke mohuar gjithçka.

Por faktet flasin hapur. Jo vetëm që llogaritë bankare janë bllokuar, por vetë Federata Shqiptare e Futbollit ka paditur përmbaruesin gjyqësor privat Engjëll Muskaj, pikërisht për bllokimin e llogarive bankare dhe për këtë padi do të ketë një seancë në Gjykatën e Tiranës më 6 dhjetor, mbi çështjen e regjistruar për shqyrtim në gjykatë më 15 nëntor.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon “Kundërshtimin dhe anulimin e veprimit përmbarimor “Urdhër për vënien e sekuestros për llogarinë e të tretit” me nr. 168/19 prot., datë 10.11.2021 për përmbaruesit privat” dhe “Pezullimin e ekzekutimit të veprimeve përmbarimore kundrejt paditësit Federata Shqiptare e Futbollit”

Por përse situata shkoi deri në bllokimin e llogarive bankare të Federatës Shqiptare të Futbollit?

Transaksionet e dyshimta janë bërë me paratë e UEFA-s. Klubi i Tiranës arriti të fitoj si shpërblim rreth 1 milionë euro, pasi kaloi dy ture në Champions dhe arriti deri në “play off” të Ligës së Europës dy vite më parë. Shpërblimet për arritje të tilla UEFA i akordon në vitin pasardhës, dhe i derdh në llogaritë e Federatave përkatëve, në këtë rast të FSHF-së. Procedura normale do ishte që FSHF më tej t’i kalojë në llogaritë e klubeve, në këtë rast të Tiranës, për pjesëmarrjën në Kupat e Europës një vit më parë, përfshirë edhe afro 65 mijë euro të tjera nga e drejta televizive për Tiranën.

Prej disa kohësh Klubi i Tiranës i ka llogatitë bankare të bllokuara dhe në duart e përmbarimit, për shkak se rezulton debitor dhe një gjyqi të humbur me ish-presidentin e ndjerë të klubit bardheblu, Metush Seferi. Duke shmangur këtë situatë, pa njoftuar përmbarimin, Federata i ka derdhur paratë e UEFA-s për bardheblutë në rrugë të tjera, përmes llogarive të dyshimta bankare, çka solli vendimin që edhe FSHF-së, njëjtë si klubit Tiranë më parë, t’i bllokohen të gjithë llogaritë bankare.

Ishin pikërisht kërkesat e Përmbarimit se ku janë paratë që UEFA ka akorduar për klubin Tirana që nxorrën në pah skandalin e transaksioneve të dyshimta që shkelin ligjin dhe mbi të gjitha transparencën financiare të institucionit më të lartë të futbollit në vend.

“Llogaritë e FSHF-së në bankat e nivelit të dytë në vend nuk janë të bllokuara dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga kushdo. Çdo transfertë bankare është kryer në llogaritë zyrtare të klubeve. Federata nuk ka asnjë konflikt apo detyrim ndaj asnjë Zyre Përmbarimore”, ishte përgënjeshtrimi i rremë në fakt i Federatës.

Faksimile e padisë që ka bërë federata në gjykatën e Tiranës për zhbllokimin e llogarive bankare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Refik Halili mbron skandalin e Armando Dukës: Goditje e ulët dhe interesa meskine për mënyrën sesi menaxhohet ky investim i madh

Ashtu si kundër pritej, edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili ka mohuar gjithë skandalin ku janë përfshirë me FSHF dhe Armando Dukën duke thënë se  asnjë vlerë monetare nuk ka kaluar në asnjë llogari tjetër përveçse ato zyrtare të KF Tirana. Ato i cilësojnë këto si sulme, për shkak të “xhelozisë” për investimin e madh që është bërë në klub.

“Nisur nga sensibiliteti i madh mediatik duke përmendur dhe lakuar në mënyrë të papërgjegjshme emrin e KF Tirana dhe llogaritë e klubit dëshirojmë të sqarojmë se:

Asnjëherë, asnjë vlerë monetare nuk ka kaluar në asnjë llogari tjetër përvecse ato zyrtare të KF Tirana.

Kushdo që është i interesuar, subjekt, gazetar apo futbollist që kërkon informacione të sakta për këtë cështje duhet të drejtohet në departamentin e zyrës së shtypit të klubit, për të gjitha informacionet e nevojshme. Cilido që do të njollosë emrin e klubit 25 herë kampion në Shqipëri, për interesa meskine apo goditje të ulta për mënyrën sesi menaxhohet ky investim i madh, do të përballet me procedurat ligjore për shpifje sic parashikon ligji shqiptar.

Klubi ka qënë gjithmonë i hapur dhe transparent me publikun në cdo situatë dhe për këtë arsye sqarojmë se nuk do të lejojmë askënd të përbalti punën tonë”, thuhet në reagimin e Tiranës.

 

Ora 12:22
Ish-sekretari i FSHF për Report Tv: Skandali me llogaritë bankare, i papranueshëm! Turp përballë UEFA-s

1637844003_Sequence03.00012120.Still039.jpg

Për ish sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Prodani skandale të tilla të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke kaluar para në llogari të dyshimta bankare, jo vetëm janë të papranueshme por edhe dëmtojnë integritetin përballë UEFA-s.

“Nuk e kuptoj se si një institucion serioz mund ta bëjë diçka të tillë. Unë e shikoj si veprim krejt anormal. Një institucion si FSHF nuk duhet ta bëjë diçka të tillë. Sigurisht që ajo ka për detyrë t’i ndihmojë anëtarët e saj, por duhet bërë në kuadër të ligjit dhe brenda rregullave të shtetit. UEFA-s nuk i interesojnë shpallja e skandaleve të tilla ku bëhet fjalë për keqmanaxhim të fondeve sepse ka të bëjë me imazhin e një anëtari të saj, por edhe të futbollit në përgjithësi”, thotë Prodani për Report Tv.

I.K./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erman: 25/11/2021 21:00

    Duka, hajduti, maskara e Mafioz.

    Përgjigju
  • Agjenti: 25/11/2021 13:12

    Si nuk u hetua njehere ky Duka per megaskandalet e FSHF?!

    Përgjigju
  • titi kavajes: 25/11/2021 12:36

    nuk ka njeri me te korruptuar se ky Duka nuk e kuptoj se si vazhdon te rrije ne ate post, pa e ndeshkuar ligjerisht ai me kohe duhej te ishte burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj humb jetën nga koronavirusi në moshën 70-vjeçare