Për zbardhjen e skandalit seksual ku u përfshi kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar dhe gjyqtaren Blerta Çibuku.

Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se gjyqtarja Çibuku ka dëshmuar si person që ka dijeni për rrethanat e faktit pasi rezulton se ajo është gjyqtarja që ka dhënë vendim në emër të Republikës në procesin ku ishte pala dhe qytetarja që denoncoi Boçin.

Shqiptarja.com ka mësuar se në dëshminë e saj Çibuku është shprehur se vendimin e ka marrë të bazuar në fakte e prova dhe s'ka qenë e ndikuar nga asnjë person përfshi këtu dhe kreun e gjykatës Boçi.

Guximtar Boçi është nën hetim për veprën penale të korrupsionit pasiv pasi u regjistrua audio teksa i kërkonte favore seksuale qytetares me iniciale R.I në favor të një vendimi për dhënie pasurie pas divorcit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com