Skandali i lobimit të Katarit në PE, bashkëshorti i eurodeputetes greke: I bëra të gjitha për para, por nuk më duheshin! Lirojeni Evën

Në skandalin që ka tronditur Evropën për praninë e një korrupsioni "të majmë", ajo që kulmoi ishte dëshmia e të ashtuquajturit "truri i Katar Gate", Francesco Giorgi, partneri i zv, presidentes së PE-së.

Si dëshmitar mbrojtës për Eva Kailin, partneren e tij dhe rrëfimtar për marrëdhëniet e tij me Antonio Panzerin, pranoi akuzat ndaj tij.

"I bëra të gjitha për para që nuk më duheshin"- u shpreh ai.

Siç theksohet në botim, “35-vjeçari nga Abbiategrasso, një periferi e Milanos, i cili mbërriti në Belgjikë në vitin 2009 për të studiuar dhe bëri karrierë në Parlamentin Evropian nën mbrojtjen e socialdemokratëve, me atë që tha në minutat e para pas arrestimit më 10 dhjetor,  pranoi përgjegjësitë e tij dhe pranoi se e dinte se kishte vepruar në mënyrë të paligjshme”.

“Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai u përpoq të mbronte partneren e tij, nënkryetaren e rrëzuar të Parlamentit Europian dhe nënën e vajzës së tyre 22 muajshe, duke kërkuar që të lirohej.

Sa për paratë që u gjetën dhe u konfiskuan, Giorgi pohon se ato ishin të destinuara vetëm për të dhe Panzeri "duke u përpjekur me të gjitha mënyrat të mbante larg partneren e tij duke theksuar shprehimisht se ajo nuk ishte marrësi i parave".

“Do të bëj gjithçka që është e mundur për të liruar partnerin tim dhe për t'u kujdesur për vajzën tonë 22 muajshe”, citohet të ketë thënë Francesco Giorgi .

Siç u përmend, “borxhi moral që ndjeu për Panzerin (s.s. Giorgi) ishte i madh. Dhe kjo është arsyeja pse kur gjërat nuk shkuan mirë për Panzerin në 2019 kur ai nuk u rizgjodh eurodeputet, Giorgi vazhdoi ta ndihmonte. Pikërisht atëherë, siç shpjegoi Giorgi, filloi të kujdesej për paratë e organizatës në shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që e ndihmuan të punonte në fushën e politikës. Por ishin edhe paratë, paratë që Francesco Giorgi thuhet se tha se nuk i duheshin vërtet pasi paga e tij si asistent ishte rreth 2500 euro në muaj.

Sipas La Repubblica , Giorgi i tha policisë se ishte i lehtësuar që e kishte hequr këtë barrë nga vetja. Ai u tha atyre, ai ishte një njeri i thjeshtë që e gjeti veten në diçka më të madhe se vetja dhe u verbua nga borxhi moral ndaj Panzerit.

Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

Mes katër personave të arrestuar, ndodhet edhe ish bashkëshorti italian i eurodeputetes greke Eva Kaili, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri. Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimish skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004=2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri.

Për skandalin reagoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila tha se akuzat ishin "shumë serioze" dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja