TIRANE- Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitrajt të dyshuarit kryesor për skandalin e Bankës së Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë do të qëndrojë në burg. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit dhënë këtë të premte. “A1 Report” ka mundur të sigurojë disa foto nga seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Apelit, teksa i pranishëm në seancë vetë Bejtja ka zgjedhur të heshtë duke ia lënë fjalën avokatit të tij mbrojtës, i cili kërkoi hetim në gjendje të lirë.
 
Për avokatin e tij mbrojtës mbajta në burg e Bejtaj është e padrejtë dhe vendimin e gjykatës do ta dërgojnë për rekurs.
 
E teksa për organin e akuzës Bejtja është një ndër të arrestuarit kyç për ngjarjen, pasi ky i fundit veç lidhjes me Bitrajn si dajë, ka patur dhe marrëdhënie tepër të ngushta, pasi prej kohësh çdo aktivitet e kryenin së bashku, përfshi këtu dhe transportimin e parave të vjedhura, si dhe fshehjen e tyre.
 
Për grupin hetimor në Prokurorinë e Tiranës dosja konsiderohet ende sekret pasi plotësimi i dëshmive nga personat e arrestuar ka zgjeruar rrethin e të përfshirëve në këtë skandal ku arrestimet sipas një burimi për a1report pritet të shtohen dhe me 6 të dyshuar të tjerë.

klevis betja

klevis betja

klevis betja
(Në foto: Klevis Betja gjatë seancës)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)