Sipas një urdhri të ri në spitalin Infektiv, duke nisur nga dita e sotme nuk do të lejohet që të futen ushqime për pacientet e shtruar.
Ky urdhër i ri u është komunikuar familjareve sot të cilët shkonin në spital për të sjellë ushqime për të afërmit që kanë të shtruar por janë kthyer me qeset në duar. Të afërmit kanë thënë se u ëshë komunikuar se do t'u lejohet që tu dërgojnë familjarëve të shtruar vetëm sende personale.
Një ditë më parë u zhvillua seanca gjyqësore për 4 bashkëpuntoret e Tires, e cila merte para për tu dhënë shërbim pacientëve brenda spitalit COVID 2. Në këtë seancë prokurori cështjes, deklaroi se ka nisur hetim edhe për futjen e ushqimeve brenda spitalit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i spitalit Infektiv, që përmes një urdhëri të ri gjatë ditës së sotme ka ndaluar futjen e ushqimeve brenda në spital.
Më herët ministrja Ogerta Manastirliu e pyetur nga gazetarët nëse spitalet COVID ofrojnë ushqim tre vakte për të shtruarit, pasi familjarët shihen çdo ditë me qese nëpër duart, ajo tha se pacientët trajtohen me dieta nga mjekët, por ushqimet nga familjarët lejohen pasi është edhe një lloj kanali komunikimi i tyre me familjarët që janë të shtruar.
Situata nga koronavirusi në vendin tonë vazhdon që të jetë mjaft problematike. Nga sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka vendosur që kufizimi i lëvizjes të fillojë në orën 20:00. Kjo pasi vendi ynë njohu rritje të madhe të të infektuarve në ditët e fundit duke shënuar rekord pas rekordi. Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të COVID, ai afrikan ose britanik, e megjithatë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht. Pritet përgjigja e 50 mostrave që janë dërguar në laboratorin e Londrës.
Nisur nga fakti që ka pasur një ulje të grupmoshave të infektuara, është marrë vendimi që shkollat e mesme në 10 bashki, të zhvillohet online, e ndërsa për Universitetet do të zgjatet sezoni i provimeve, por nuk do të ketë rikthim në auditore, pavarësisht këmbënguljes së studentëve
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor, 16:04
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor, 15:30
Spak eshte i krijuar Sic ka dashur kryeministri.nuk kan nje ceshtje te ndonje politikani te korruptuar per ta shqyrtuar apo vjedhjet i ka bere te gjitha tirja.
Përgjigju