SARANDE - Statuse inkurajuese në Facebook e kanë denoncuesen E.G, në profilin e saj social. Mesazhdërguesit inkurajojnë veprimin e denoncueses, duke dënuar gjestin e sekretarit të punësimit në Sarandë, Agron Cane.

Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë dhe pati një impakt të madh në opinionin publik, ku sekretari i punësimit të deputetit, Koço Kokëdhima, Agron Cani, i kërkonte denoncueses E. G. marrëdhënie seksuale me vajzën 14 vjeçe.

Një nga shkruesit në Facebook e konsideron, sekretarin Cane, “njeri të fëlliqur dhe monster”, duke e mbështetur vendimim e nënës së katër fëmijëve, për t’a demaskuar publikish, me zë dhe me figure. 

“Kam shumë dhimbje për fëmijën, kam shumë keqardhje për përgjegjësinë e nënës dhe kam shumë urrejtje për manjëkët seksual që shkatarrojnë jetë fëmijësh”, e mbyll komentin në Facebook një shkruase e indinjuar.

elvira fb

Shumë nga komentues e kanë konsideruar aktin e E.G si sublim, duke mos shitur vajzën e saj për seks, pavarësisht vështërsive ekonomike që ndeshet ajo.

elvira fb


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)