Kastriot Ismailaj i vënë nën akuzë nga prokuroria për skandalin e borxheve të ish CEZ-Shpërndarje ka kërkuar nga gjykata të administrojë në gjyq dëshminë e ish-vartësit të tij drejtorit ekzekutiv të DIA-s Elvis Matës.
 
Dëshmia e Matës është ndër provat e forta të akuzës kundër Ismailajt pas dëshmisë tashmë të administruar të dëshmitarit të mbrojtur Romeo Karaj.
 
Mata ka qenë për një periudhë të gjatë i mbrojtur nga shteti pas vënies nën akuzë të Ismailajt.


dy.b/shqiptarja.com