SHKODER-Gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë ‘arrest shtëpie’. Frrokaj kërkonte detyrim paraqitje, pasi pretendon pafajësi, ndërsa Apeli ka refuzuar kërkesën e tij. Megjithatë Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën, pasi i ka hequr kryebashkiakut mbikëqyrjen policore, ndërkohë që mund ta takojë kushdo në banesë. Gjithashtu, Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e prokurorisë për rikthimin në burg të kryebashkiakut. Frrokaj ishte i pranishëm në seancën gjyqësore në Apelin e Shkodrës, ku u shpreh i zhgënjyer me vendimin e gjykatës, që e la në ‘arrest shtëpie’. 

Jam totalisht i pafajshëm. Akti i marrjes së tokës në pronësi vjen i plotësuar nuk plotësohet nga bashkia. Bashkia nuk ka asnjë informacion për këtë çështje. Unë mendoj se është një përdorim ofendues, jam i zhgënjyer nga prokuroria. Nuk jam thirrur asnjëherë nga prokuroria kur unë jam 365 ditë në Lezhë

Kryebashkiaku i Lezhes, Fran Frrokaj

 

Megjithatë Neshat Fana, avokati i kryebashkiakut të Lezhës u shpreh se do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Frrokaj duhet që të ushtrojë funksionin.  

Unë prisja që gjykata të ndryshonte vendimin dhe të jepte një masë për detyrim paraqitje, pasi kryebashkiaku duhet të ushtrojë funksionin e vet. Jam i bindur se do të shkojmë drejt rekursit në Gjyaktën e Lartë për të hequr masën ‘arrest shtëpie’. Është herët për të thënë, por dua të shpresoj të pafajësi.


Avokati i kryebashkiakut Frrokaj, Neshat Fana

Ju bëj me dije se kontestoj qëndrimin e prokurorit, tha të pavërteta dhe përdori gjuhë jo ligjore. Përdori zhargon mediatik, duke lëshuar hipoteza për gjyqtarin duke thënë se ndërroi vendimin pas 3 ditësh.  Fran Frrokaj nuk kishte dijeni mbi falsifikim pasi janë struktura të tjera që bëjnë verifikimin, dhe dokumentet në zyrën e tij janë të firmosura nga institucione të tjera. Nuk ka vepër penale. Kryetari i bashkisë nuk verifikon dhe nuk mban përgjegjësi penale.

Deklarata e avokatit të Frrokajt kundër prokurorit Besim Dragjoshi në seancë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Prokuroria kërkoi “arrestin me burg” edhe për kreun e Këshillit Ndoka, gjykata e rrëzon

Prokuroria ka këkruar sot veç kryetarit Fran Frrokaj, arrestin me burg edhe për kryetarin e Këshillit të Qarkut Lezhë Gjokë Ndoka.Avokati i këtij të fundit e ka kundërshtuar këtë kërkesë, me pretendimin se Ndoka ka bashkëpuniar me Prokurorinë. Avokati i tij Genc Gjokutaj u shpreh se është një nga proceset më skandaloze, argumentimi i prokurorisë duke kërkuar menjëherë arrest me burg.

“Prokurori po t’i thërriste, do të jepnin shpjegime, por Prokuroria nuk i ka thirrur asnjëherë. Hetimi ka qenë i pasinqertë dhe jo ligjor. Ankimimi  i prokurorit është absurd, njerëzit janë me arrest shtëpie çka bën që të mos prishen provat ose ato të mos ikin. Pse prokurori i do ne burg keta njerëz kur hetimi vazhdon. Kjo çështje ka një numër alogjik të të ndaluarve për të krijuar idene e nje bande. Por përgjegjësite kolektive kanë marrë fund që nga Roma e lashtë. Ne kërkojmë një mase më të lehte, mos pranimin e ankimit të prokurorit”, - tha Gjokutaj.  Ne fund gjykata vendosi qe te lere ne fuqi masen 'arrest shtepi' per Ndoken.