Skandali merr fund, martohet Aurela Gaçe

Skandali merr fund, martohet Aurela Gaçe
Këngëtarja super energjike e skenës shqiptare Aurela Gaçe, mbrëmjen e djeshme është martuar ashtu siç e kishte parathënë muaj më parë. Një nuse tërësisht ndryshe, madje për këtë ajo bëri edhe flokët tullace, duke bërë shaka me to. “Dua të jem nusja e parë tullace në Shqipëri”, - u shpreh Aurela pas këtij ndryshimi në pamjen e saj. Dhe nga foto që kemi mundur të sigurojmë, teksa Aurela e entuziazmuar bëhej gati për këtë ditë të bukur, shohim se ia ka dalë të jetë nusja shqiptare me flokët më të shkurtër. 








Ceremonia e dasmës ka qenë tërësisht diskrete për paparacët dhe mediat, duke dashur kështu të paktën një ditë në vit privatësi. 300 kanë qenë të ftuarit e Aurelës dhe Skerdit në këtë ditë të veçantë dhe mes tyre shumë kolegë e miq të afërt të çiftit. Artiola Toska, Eli Fara, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka, Alda Bida, Petri Bozo, Vëllezërit Korçarë,  Aleksandër Gjoka, Elton Deda kanë qenë disa nga emrat e njohur  të artistëve të ftuar në dasmën e këngëtares, një prej më të mirave të skenës sonë . Madje shumë prej tyre edhe kanë kënduar në këtë gëzim të çiftit, i cili është bekuar mbrëmjen e djeshme nga vogëlushja e tyre Grace, e cila tashmë është një vjeçe.



Madje edhe ftesa që Aurela ka dërguar për ditën e dasmës së saj mban “firmën” ku binte në sy mbishkrimi “ Skandal! Mami Aurela dhe babi Skerdi, nga punët e shumta kanë harruar të martohen”. Por, ashtu siç befason përherë edhe me këtë dasmë Aurela ka befasuar. Mos kujtoni se ajo do të jetë tani gruaja tradicionale e martuar, pasi as nuk i shkon nëpërmend një gjë e tillë. Madje kjo dasmë nuk do të pasojë celebrimin e zakonshëm që çiftet bëjnë kur martohen, duke i qëndruar kështu besnike “dashurisë së lirë pa një copë letër”. Fustani i Aurelës ndryshe nga ç’pritej e tregon atë shumë klas dhe këpucët e kësaj dite kanë qenë tërësisht të veçanta, pasi ishin të punuara me dorë.

Suprizat e kësaj mbrëmjeje ishin të shumta, shumë prej të cilave nuk i kemi marrë vesh, veç faktit që Aurela nuk mund të mos i këndonte vetes një këngë në këtë ditë kaq të bukur për të .   





Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print) në suplementin Thash & Them

Redaksia Online
(a.ç/xh.k/shqiptarja.com)

6/4
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron