Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi duke marrë shkas nga skandali i fundit në shtëpinë e fëmijës në Shkodër propozon shkrirjen e shtëpive të fëmijëve dhe krijimin e shtëpive të familjes.

Ajo shtoi se falë kësaj skeme e cila është aplikuar në Shkodër i jep fund skandaleve të tilla, ndërsa për hartimin e një projekti të mirëfilltë për këtë çështje ajo shtoi se duhet ndihma e qeverisë.

Këtë propozim, Voltana Ademi, e bëri gjatë fjalës së saj në nënkomisionin për çështjen e të miturve, ku i ftuar ishte edhe ministri Blendi Klosi.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)