Skandali në Austri/ Kurz rritet në sondazhe pas rënies së qeverisë, por i duhet koalicion

Skandali në Austri/ Kurz rritet në sondazhe pas rënies së qeverisë, por i duhet koalicion

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz duket se ka goditur me vendimin për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme pas skandalit me zv/ kancelarin. Menjëherë pas dorëheqjes së Heinz-Christian Strache, Kurz shpalli zgjedhjet e reja të parakohshme që do të mbahen në shtator.

Një vendim i tillë i ka dhënë pikë Kurz-it, pasi sipas në një sondazh të zhvilluar nga data 18-20 maj, forca politike që ai drejton, Partia Popullore ka shkuar në 38% duke fituar më shumë se 4% nga një sondazhi i fundit i zhvilluar pak kohë më parë.

Por, pavarësisht kryesimit në sondazhe ai nuk e formon dot i vetëm qeverinë nëse zgjedhjet do të përfundonin me këtë rezultat, pasi i duhet aleancë me një tjetër forcë. Social-demokratët e opozitës u renditën të dytët me 26% në sondazh, ndërsa Partia e Lirisë - udhëheqësi i së cilës ishte shkak i zgjedhjeve të reja pas skandalit, pësoi një rënie të ndjeshme me 5% duke përfunduar me 18%.

Dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku Heinz-Christian Strache, zv/ kancelar i Austrisë shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një ilogarkeje të dyshuar ruse, në shkëmbim të mbështetjes për fushatën zgjedhore duke sjellë më pas edhe dorëheqjen dhe zgjedhjet e reja. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës