TIRANE - Partia Demokratike, vijon të politizojë skandalin e Sarandës, ku ish-aktivisti i Partisë Socialiste, Agron Cane dyshohet se kërkoi seks me një të mitur 14 vjeçare dhe nënën e saj. Mbrëmjen e sotme, koordinatori i PD, Ervin Salianji, akuzoi kryeministrin, se kjo video sipas tij, tregon mënyrën e punësimit në këtë qeveri.
Përmes një ekrani para kryeministrisë, ku shfaqej video e Canes me denoncuesen E.G, Salianji, në emër të PD, u shpreh se tashmë pas një viti, Rama nuk është më kryeministri përtej së majtës dhe të djathtës, por as i majtës dhe as i djathtës.
“Sot ka ardhur pas një viti të bëhet bilanc, por jo nga PD, por nga ngjarja e turpit. Kjo video tregon sistemin e krijuar nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër. Kjo video tregon se si punësohesh në këtë qeveri. Kryeministri shkon e tregon për sukseset e qeverisë së tij, por pas 1 viti ai e ka përqëndruar pushtetin tek një klan i ngushtë. Ai nuk është më përtej së majtës dhe të djathtës, po i të majtë.” u shpreh Salianji

(Në foto: Koordinatori i PD Ervin Salianji, gjatë protestës para kryeministrisë)
Partia Demokratike, vijon të politizojë prej ditësh skandalin e Sarandës, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste, kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me këtë ngjarje, ndërsa nënvizojnë se Cane nuk i përket PS.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO