200 mijë lekë për të zhbllokuar makinën e kapur nga Policia. Kaq është shuma që një qytetar nga Dibra, Faik Zeqaj, tregon se i ka dhënë prokurorit të Dibrës, Tom Deda për të zhbllokuar kamionçinën e tij.
48-vjeçari nga Dibra, Fation Zeqja, i cili njihet edhe me emrin Faik Zeqja nga fshati Majtare i këtij rrethi është ndaluar nga policia pasditen e 5 tetorit 2016, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës”, ku është kapur duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me kamionçinën e tij, me targë AA 296 BC.
Në këto kushte, policia e Dibrës sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën drusore dhe automjetin, ndërkohë që dosjen e poseduesit e dërgoi në prokurori për ndjekje penale në gjendje të lirë, pasi dyshohet për veprën penale “prerje e paligjshme e pyjeve”.
Pas dërgimit të dosjes në prokurori, Fation (Faik) Zeqja ka kërkuar vetëm rikthimin e mjetit, jo të druve, pasi sipas ligjit kjo makinë ishte me dokumentacion të rregullt.
Për këtë çështje, dy ditë pas ndalimit, qytetari thotë se ka kontaktuar me prokurorin Tom Deda, i cili ka qenë i gatshëm ditën e ngjarjes dhe kishte marrë paraprakisht dosjen e tij, por kishin kaluar më shumë se 10 ditë dhe makina nuk ishte nxjerrë nga policia.
Në këto kushte, qytetari shkon dhe takon prokurorin për të mësuar mbi fatin e makinës së tij. Qytetari Fation (Faik) Zeqja takon prokurorin Tomë Deda, i cili ka qenë i gatshëm natën e bllokimit të makinës dhe gjatë bisedës me të, e pyet se çfarë është bërë me makinën e tij. Takimi i qytetarit me prokurorin bëhet në ambientet e prokurorisë së Dibrës. Prokuroria e takon qytetarin, bisedon me të në korridoret e prokurorisë dhe tregon afrimitet gjatë bisedës. Qytetari e pyet nëse mund të flasin në zyrën e tij dhe prokurori i përgjigjet “Ti e di”.
Rrugës për në zyrën e prokurorit, gjatë bisedës, prokurori e vë në dijeni qytetarin se e ka dërguar shkresën që një natë më parë në polici për zhbllokimin e makinës. Madje gjatë bisedës që zhvillohet në zyrën e prokurorit Tom Deda, ai i tregon shkresën qytetarit me datën 17 tetor (17 tetor 2016), që ia ka dhënë sekretarja dhe është dorëzuar në polici.
Në këto kushte, qytetari falënderon prokurorin , duke i thënë se “atë ditë i kishte dhënë vetëm 200, pasi nuk kishte të tjera me vete”. Prokurori nuk çuditet nga as revoltohet kjo shifër që qytetari përmend në zyrën e tij, por I përgjigjet shkurt “Faleminderit” dhe aty ndahen me njëri tjetrin.
Pas bisedës me prokurorin në zyrën e tij, qytetari shkon në komisariat për të verifikuar nëse ka shkuar shkresa dhe për të marrë makinën.
Qytetari drejtohet te sporteli i Drejtorisë së Policisë dhe punonjësi i informacionit e vë në dijeni se ka ardhur shkresa, por duhej të priste pak që të merrte makinën. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, qytetari tregon se duhen shkarkuar drutë nga makina dhe se çelësat i ka marrë nga policia. Sipas tij, ai do presë punonjësin e policisë që të bëjë shkarkimin e druve, që janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale dhe më pas do marrë mjetin.
/Shqiptarja.com