TIRANE - Rama kritikoi edhe Partinë Demokratike për politizimin e kësaj çështje duke shtuar se ajo nuk duhet përgjithësuar pasi është përgjegjësi individuale. Kryeministri nënvizoi se në ndryshim nga qeveria e mëparshme, që abuzuesi u mor në mbrojtje, referuar çështjes së Ylli Pangos, mazhoranca e sotme e dënoi aktin dhe abuzuesin.
“Së pari më lejoni të jem i qartë, nuk ka turp më të madh se sa ai që pamë. Por nuk ka turp më të madh për të gjithë ata që shohin se sa ta ripërtypin përditë atë turp duke menduar se i bëjnë opozitë qeverisë, apo duke u përpjekur që rastin ta përgjithësojnë. Është një rast konkret dhe përgjegjësi individuale. Qeveria nuk gjykohet nga çfarë ndodh me 1 person, qoftë edhe në qeveri, që në përgjegjësi individuale shkel normat e bashkëjetesës. Qeveria gjykohet se si reagon ndaj rastit, dhe reagimi ynë ishte i qartë dhe i prerë si asnjëherë më parë. për mua është një temë e neveritshme. Të gjithë mund ta bëni paralelizmin me paraardhësit, ku u abuzua shumë më lart për një vend pune, dhe abuzuesi u mbrojt, dhe denoncuesit, konkretisht mbrojtja u sulmua dhe shkoi deri para detyrimit për të paguar gjibë, dhe abuzuesi u kthye në detyrë të lartë, ndërsa rasti është krejt i qartë për të bërë diferencën. “ nënvizoi Rama
Duke folur edhe për Zyrën e deputetit të PS, Koço Kokëdhima në Sarandë, kryeministri tha se është e drejtë e çdo deputeti të presë ankesat e qytetarëve dhe t’i ndihmojë ato.
“Zyra e deputetit u distancua dhe PS e përjashtoi nga radhët e anëtarëve të vetë. Sa i përket zyrave , çdo deputet duhet të ketë zyra. Edhe unë kam zyrë në Vlorë, jo me aq staf se nuk kam mundësi financiare. Deputetët kanë ndërhyrë dhe do të ndërhyjnë për të ndihmuar njerëz apo për të ndërmjetësuar, e rëndësishme është sa kjo mbetet në kufirin e detyrimit politik dhe moral. Kalimi i kufirit është i paarsyetueshëm. S’kemi qarkullime letrash e deputetësh, po të them që është zhdukur ju gënjej. Kemi pasur debate në mbledhje me deputetë, por kjo është një traditë, një rrëmujë e tërë që vjen me traditën. Për të gjitha do të gjykohemi në fund të këtyre 4 viteve. Siç meriton neveri rasti konkret, meritojnë neveri edhe ata që sot thonë po na diskriminojnë ata që thonë se nuk kemi të drejtë fjale.” tha Rama
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com