Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar avokaten Eni Çobani se ajo e ka kërcënuar me jetë. Zanafillë e sherrit është bërë video-skandali i publikuar për gjyqtarin e Gjirokastrës Guximtar Boçi që i kërkonte favore seksuale një qytetareje, çështjen e së cilës e kishte në gjykim.
 
Pas publikimit të skandalit, gazetari i Gjirokastrës u shpreh se "Nuk ka asnjë dyshim që këtë video e ka servirur Eni Cobani, e cila ajo ka shfrytëzuar një bisede miqësore midis gjyqtarit dhe vajzës".
Pas kësaj Skuqi shtoi se avokatja e ka kërcënuar me jetë.
"Nuk e di se si e gjeti numrin tim personal, Eni (Cobani), per kete fakt nuk merakosem shume, por me cuditi guximi i saj, madje thashe me vete "Ku e ka mesuar kete zanat, qe guxon të telefonoj nje gazetar dhe e kercenon hapur se do ta zhduk ate dhe familjen e tij".
 
Eja gjeje kete guxim Enit, mos te mesoj Saimiri i Puneve te Brendshme
?!" shkruan ai.
 

gazetari
E kontaktuar nga Jugunews, juristja e njohur Eni Cobani, ka hedhur poshtë pretendimet e gazetarit Telnis Skuqi, duke theksuar se nuk e njeh dhe nuk ka komunikuar asnjëherë me të.

"Nuk e njoh dhe as nuk kam kontaktuar ndonjëherë me personin në fjalë. Eshtë shumë i turpshëm ky deklarim dhe përdorimi i emrit tim në të tilla deklarata krejtësisht të papërgjegjshme "-është shprehur Cobani.

Nga ana tjetër, ajo ka kërkuar nga gazetari Skuqi, të tërheqë deklaratën e bërë, pasi në të kundërt, do të përballet me drejtësinë për shpifje dhe cënim të figurës.

Nga ana tjetër, në rrjetet sociale po qarkullon një foto nga telefoni i gazetarit Skuqi, ku duket një thirrje marrëse, që pretendohet se është numri i avokates Eni Çobani. Telefonata është regjistruar në orën 15:39 dhe ka zgjatur 1 min e 18 sekonda. 

tabulati
d.b/shqiptarja.com