VLORË - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka bërë të ditur se shteti ka në kujdestari 4 fëmijët e denoncueses E.G., Ata jetojnë në shtëpinë e fëmijës në Sarandë.

Veliaj ka garantuar se po jepet ndihma e duhur për 4 fëmijët dhe vecanerisht për të miturën 14-vjeçare që u përfshi në skandalin seksual ku Agron Cane i kërkonte mamasë së saj E.G që të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën. Vajza ndiqet posaçerisht nga një psikologe.

“Qeveria dënon ata që abuzojnë dhe nuk i fut në qeveri ashtu siç bën opozita”- është shprehur Veliaj duke theksuar se asnjë zyrë tjetër, përveç Zyrës së Punës, nuk është zyrë punësimi.

Deklaratat e ministrit Veliaj janë bërë nga qyteti bregdetar i Vlorës ku po merr pjesë në një takim në kuadër të turit  “Fondi i nxitjes së punësimit, një histori suksesi.”‏
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)