Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK për të dhënë deklarime

Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK për të dhënë deklarime

Edmond Gashi në SPAK me avokaten

Hetimet për onkologjikun, SPAK fillon marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin.

Këtë të enjte është paraqitur me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj për të dhënë deklarime mjeku Edmond Gashi.

Ndërkohë deri më tani spak është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët por edhe pasurinë e tyre.

Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor abuzimet brenda spitalit Onkologjik, ku pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.

Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.

Brikena Qirjazi, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorit. Ndërsa Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar që mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për tu shitur në vlera nga 500-1500 euro.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Evropë, rritja e të djathtës ekstreme nxit debatin mbi migracionin

Evropë, rritja e të djathtës ekstreme nxit debatin mbi migracionin